Sot, më datë 22 janar, në hapësirat e Laboratorit doganor solemnishtë është promovuar pajisje shumë e sofistikuar e prokuruar falë Komisionit evropian përmes programit IPA.

Pajisja me vlerë prej 372.650,00 EUR kryesisht është destinuar për analizën e mallrave të akcizës, produkteve të industrisë kimike dhe mallrave tjerë që kontrollohen nga aspekti i detyrimeve të evituara ose që u nënshtrohen ndalesave dhe kufizimeve. Janë prokuruar instrumente dhe pajisje ndihmëse, kryesisht teknika kromatografike që përdorin ekzaminues të naftës së kuqe, përmbajtjes së alkoolit në pikje alkoolike, përmbajtje të sheqernave dhe yndyrnave në produktet ushqimore etj. 

Laboratori paraqet një segment të rëndësishtëm për realizimin e qëllimeve globale të Shërbimit doganor përmes konstatimit të natyrës,  origjinës dhe vlerës së mallrave, shpërndarjes sipas tarifës doganore, me çka arrihet pagesa e rregullt e detyrimeve doganore dhe tatimore, zbatimi i masave të politikës tregtare, barazimi i kushteve të konkurencës së tregut, prevenim i tregtisë së paligjshme dhe bartje e mallrave, si dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. 

Para të pranishmëve dhe mediave u drejtuar z-nja Nina Angelovska – ministre e financave, Samuel Zhbogar – Ambasador, Shef i Delegacionit të Bashkimit evropian dhe z-ri Gjoko Tanasoski – drejtori i Drejtorisë së doganave.  

Ministrja Angelovska shprehu kënaqësinë e saj për kontributin e Bashkimit Evropian rreth përforcimit të kapaciteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një anëtare e ardhshme e BE-së, kështu që do të jetë e aftë për të realizuar prioritetet dhe qëllimet në domenin e zbatimit të aktiviteteve laboratorike, në mbështetje me standardet dhe legjislacionin e BE-së. 

Drejtori Tanasoski shprehu një falënderim të posaçëm deri te Delegacioni i Bashkimit Evropian për bashkëpunimin shumëvjeçar, mbështetjen dhe kontributin në përmirësimin dhe afirmimin e punës doganore dhe theksoi se aktivitetet kryesore në drejtim të zhvillimit të mëtejmë të laboratorit doganor janë aktivitetet e dhëna në përmbushjen e kushteve për akreditimin e drejtorisë së doganave mbështetur me ISO 17025:2017.  

Ambasadori i BE-së Zhbogar theksoi se pajisja e re do të kontribuoj në sigurinë e produkteve dhe shëndetin e qytetarëve dhe rrethinës, do të kontribuojnë që të prevenohen mashtrime dhe në pagesën efikase të detyrimeve të akcizës dhe doganës. 

Kjo pajisje, që është vendosur në Institutin e kimisë vë në dukje se punëtorët e shkencës dhe institucionet publike bashkërisht do të mund të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi – theksoi Zhbogar. 

DSC_4167
DSC_4170 (2)
DSC_4232 (4)
DSC_4240 (3)
DSC_4245 (3)
DSC_4502 (2)
DSC_4534 (2)
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7