Një takim dypalësh u mbajt sot në Drejtorinë e doganave me zyrtarë të lartë të Doganave Austriake, i cili përfshin detaje të aktiviteteve të ardhshme të projektit të ri IPA që do të përqendrohet në kapitujt e 16-të – Taksimet dhe 29-të Unionit Doganor, realizuar me ndihmën e ekspertëve të Austrisë.

Delegacioni austriak, i udhëhequr nga Zëvendës Drejtori i Doganave të Austrisë, Znj Bettina Vogl-Lang, pati një takim të ppërbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së doganave, z. Gjoko Tanasoski dhe Drejtoren e Drejtorisë së të hyrave publike, Znj Sanja Lukarevska, ku morën pjesë Ambasadori Austriak në Maqedoni SH.A. Georg Vucas. Takimi shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm dhe shprehu pritjet e projekteve të ardhshme të përbashkëta ku institucionet tona kombëtare me shumë besim dhe mirënjohje mbështeten në ndihmën dhe përvojën profesionale të kolegëve të tyre austriak.

Pjesa e dytë e takimit ishte e rezervuar për çështje doganore, midis përfaqësuesve të Drejtorisë së doganve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kolegëve dhe bashkëpuntorëve të gjatë austriak Z. Werner Thierry - Shef i Departamentit për organizimin dhe menaxhimin e doganave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, Michael Prashak - Shef të Departamentit të dispozitave doganore dhe projekteve dhe programeve ndërkombëtare dhe Znj. Andrea Reuter - Shefe e Zyrës Doganore në Vjenë dhe rajonin jugor të Austrisë.

U diskutuan zhvillimet e fundit në zhvillimin e shërbimeve doganore të dy vendeve, vizitat e punës në kuadër të programit Doganor 2020 dhe organizimi i aktiviteteve të lidhura me TAIEX.

Në të njëjtën kohë, u zhvillua një diskutim mbi aktivitetet e ardhshme në kuadër të projektit IPA “Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe rregulloreve tatimore dhe doganore”, i cili do të zbatohet përmes 4 komponentëve në kohëzgjatje prej 36 muajsh. 3.5 milion euro të ndara për Ministrinë e financave, Drejtorinë e të hyrave publike dhe Drejtorinë e doganave. Informatat u shkëmbyen edhe për fushat e tjera të bashkëpunimit të mundshëm jo binjakëzues gjithashtu.

DSC_4594
DSC_4612
DSC_4618
DSC_4620
Previous Next Play Pause
1 2 3 4