Më datë 18 shkurt 2020, Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Gjoko Tanasoski vizitoi fabrikën e pjesëve të automjeteve Telamon, një fabrikë që prodhon makina bashkuese, makina prerëse automatike, shirita, makina prerëse dhe mbyllëse.

Kompania është një nga kompanitë më të mëdha në SH.B.A., dhe selia e saj në Evropë është  hapura në vitin 2018 edhe atë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori Tanasoski shprehu kënaqësi për funksionimin e tanishëm të kompanisë dhe ecurinë e realizimit të investimit, ndërsa rekomandon që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë e përkushtuar dhe e vendosur në zbatimin e politikave ekonomike që krijojnë një mjedis biznesi më të mirë dhe tërheqës si për kompanitë vendase ashtu edhe për ato të huaja.

Investimi i Telamon sjell përfitime reale për ekonominë tonë, krijon vende të reja pune, siguron qasje në njohuri dhe teknologji të avanvuar, jep një ndikim pozitiv në eksporte dhe rritjen e Bruto prodhimit vendor. Telamoni është një shembull i shkëlqyeshëm i një motivimi të fortë për investime të huaja direkte në të ardhmen në Maqedoninë e Veriut, një kompani e suksesshme që tregon se ne po shkojmë drejt krijimit të një ekonomie të fortë me mundësi të barabarta dhe stimuluese për të gjitha kompanitë.

Gjatë vizitës, drejtori Tanasoski diskutoi për thjeshtimin e mëtutjeshëm të procedurave doganore dhe fillimin e zhdoganimit lokal në vendin e uzinës.

Drejtori Tanasoski vizitoi gjithashtu uzinën e prodhimit të kompanisë, ku shqyrtoi të gjithë procesin e prodhimit, duke u njohur me teknologjitë e avancuara të integruara në të dhe nivelin e aftësive të përdorura nga të punësuarit. 

IMG_7243
IMG_7243
IMG_7245
IMG_7245
IMG_7247
IMG_7247
Previous Next Play Pause
1 2 3