Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12 dhe 187/13), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 02/13, 92/13 dhe 177/13) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015.

 

                                      DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË  SË VERIUT

                                                                                     Shpall

                                                                   THIRRJE PUBLIKE Nr.1/20

   Për mbledhjen e ofertave për lidhje të kontratës për shfrytëzimin e hapësirës punuese për organet doganore:

A. Hapësira punuese multimodale importuese-eksportuese Njësia doganore Shkupi 4

1.Dokumentet të cilat ofertuesi duhet t’i dorëzoj dhe kushtet që duhet t’i plotësoj, si dhe mënyra e përzgjedhjes janë dhënë në Udhëzimin për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015 i publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë doganore www.customs.gov.mk, nga ku edhe mund të merret.

2.Për ofertuesit për hapësirën punuese multimodale importuese-eksportuese Njësia doganore Shkupi 4, përveç kushteve të parashikuara në pikën 1 të thirrjes publike, duhet t’i plotësojnë edhe  kushtet e veçanta, respektivisht të ofrojnë hapësirë punuese ku vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve të doganore të mallit të ngarkuar në automjete transportuese dhe malli i cili bartet nëpërmjet rrugës hekurudhore, ofertuesi të posedoj përgatitje për manipulim me mallin, ngarkim/shkarkim i cili bartet nëpërmjet rrugës hekurudhore.

Afati për dorëzimin e ofertave është 14 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në mjetet e informimit publik.

Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, si dhe ato të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk do të merren në shqyrtim.

Ofertat dorëzohen në këtë adresë:

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

Sektori për punë administrative dhe teknike

(me shënimin “për Thirrjen publike nr. 1/20”)

Rr. Llazar Liçenovski nr.13   

1000 Shkup