CEFTA (Central European Free Trade Agreement) është një marrëveshje e tregtisë së lirë midis vendeve të Evropës qendrore që nuk janë në BE. Përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarët e CEFTA përfshijnë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën.

Këtë vit, Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Drejtrisë së doganave ka nderin që të jetë kryesues i Nënkomitetit CEFTA për dogana dhe origjinë mallrash. Në kuadër të presidencës, Drejtoria e doganave ka hartuar program ambicioz në drejtim të lehtësimit të tregtisë mes palëve CEFTA. 

Qëllimi kryesor i Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesues me Nënkomitetin CEFTA ësht: 

Lehtësimi i tregtimit të mallrave: 

-Zgjidhja e çështjeve që janë lidhur me tregtinë regjionale me CEFTA-n dhe monitorimi dhe zbatimi i AP5. 

-Do ti kushtohet kujdes zbatimit të Strategjisë për menaxhim me rrezikun doganor CEFTA 2020-2024 dhe zgjerimit të fushëveprimit. 

-Do të mbështeten aktivitetet lidhur në drejtim të kërkesave dhe dokumentacionit për eksport, import dhe transit, respektivisht kryesuesi do të vazhdoj që të nxis palët në lehtëimin e aktiviteteve lidhur me transitin, në veçanti kur bëhet fjalë për transparencën. 

-Presidenca e RMV-së do të vazhdoj me promovimin e dijalogut të sektorit privat dhe atij publik në CEFTA, respektivisht me përforcimin e komunikimit me sektorin privat. 

-Do të përmirësohet distribuimi dhe publikimi i informacioneve përmes rrjeteve sociale lidhur me procedurat e CEFTA-s, rezultatet e arritura dhe benifitet, do të kërkohet mendim aktiv i sektorit privat në përdorimin e platformave përkatëse. 

-Do të shtohet mbështetje e plotë e bashkëpunimit të ngushtë me Nënkomitetin e bujqësisë dhe Nënkomitetin për masa jotarifore me prorgramet për njohje reciproke dhe cilado çështje tjetër e interesit të përbashkët që mund të identifikohet. 

Integrimi i CEFTA-s në tregun e BE-së 

- Do të bëhen përpjekje maksimale për të filluar zbatimin e njohjes së ndërsjellë të OAE midis anëtarëve të CEFTA, BE dhe EFTA.

Tregtia elektronike dhe tregtia pa letra

- Tregtia elektronike ka ndryshuar plotësisht perceptimin e tregtisë në arenën e tregtisë ndërkombëtare.

- Do të sigurohet koordinimi i zhvillimit dhe rregulloreve me legjislacionin e BE-së.

Prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes kryesisë së Nënkomitetit të CEFTA-s janë:

Lehtësimi i tregtisë së lirë të mallrave.

Prioriteti 1: Sigurimi i mbështetjes në zbatimin e procedurës së vlefshmërisë për njohjen e ndërsjellë të programeve kombëtare të operatorëve ekonomikë të autorizuar në anët e CEFTA.

Prioriteti 2: Koordinimi në zbatimin e Strategjisë së menaxhimit me rrezik. 

Prioriteti 3: Konsideroni kërkesat për formalitetet dhe dokumentacionin në lidhje me importin, eksportin dhe tranzitin.

Prioriteti 4: Të sigurohet mbështetje për zbatimin e projektit SEED +

Prioriteti 5: Të zhvillohet dhe plotësohet plotësisht baza e të dhënave të CEFTA BTI për përfitimet e operatorëve ekonomikë.

Prioriteti 6: Vendosja e bashkëpunimit me partnerë të tjerë dhe organizata ndërkombëtare.

 

Integrimi i CEFTA në tregun e BE-së

Prioriteti 1: Koordinimi i anëtarëve të CEFTA-s për të filluar zbatimin e njohjes së ndërsjellë të OAE midis anëtarëve të CEFTA, BE dhe EFTA.

Prioriteti 2: Sigurimi i përmbledhjes së plotë të aplikacionit

Prioriteti 3: Të koordinohen anëtarët e CEFTA në procesin e zbatimit kalimtar të rregullave të rishikuara në pritje të pranimit të konventës së rishikuar të PEM.

Prioriteti 4: Të hulumtohen mundësitë që palët kontraktuese të identifikojnë bashkërisht partnerët e rinj të biznesit brenda zonës PEM.

Tregtia elektronike dhe tregtia pa letër 

Prioriteti 1: Forcimi i transparencës në tregtinë elektronike

Prioriteti 2: Vlerësim i efektit të tregtisë elektronike ndaj doganës në CEFTA-s