Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për reduktimin e periudhës kohore të ndalesës dhe regjimit të lëvizjes nga e hëna në të premte, Ju informojmë se Drejtoria e doganave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme do të punoj: 

- Drejtoria qendrore e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga data 24.04.2020, çdo ditë nga e hëna në të premte do të punoj nga ora 8:30 deri në 16:30.

- Orari i punës së zyrave doganore mbetet i pandryshuar, respektivisht zyrat doganore do të punojnë sipas vendimeve të sjella të cilat janë në fuqi për marrëdhënien e punës.