Si pjesë e një video mbledhje pune, përfaqësues të Drejtorisë së doganave dhe Ministrisë së financave, së bashku me kolegë nga Dogana austriake, po marrin pjesë në një mbledhje pune shumë-ditore për reformën e ligjit doganor. Mbledhja e punës po mbahet si pjesë e një projekti të ri twining për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave dhe përmirësimin e politikës tatimore dhe doganore, të financuar nga Bashkimi evropian.

Projekti parashikon hartimin e një Ligji të ri doganor i cili do të harmonizohet plotësisht me Ligjin e ri doganor të Bashkimit evropian, që po zbatohet që nga viti 2016 dhe i cili duhet të kontribuojë në përshpejtimin e mëtutjeshëm dhe thjeshtimin e procedurave doganore.

 

20200519_094338
20200519_094338
20200526_090430
20200526_090430
20200526_090440
20200526_090440
Previous Next Play Pause
1 2 3