Palët kontraktuese të CEFTA-s, sot më datë 29.09.2020, përmes një video konference zhvilluan një takim konsultativ për të rënë dakord mbi aktivitetet për lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së mallrave, të cilat do të mbulohen nga Plani i ardhshëm shumëvjeçar i veprimit - Zona ekonomike rajonale 2021-2024 (MAP REA 2021-2024), që do të miratohen në nëntor të këtij viti në Samitin në Shkup dhe Sofje brenda Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u drejtua nga Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut si Kryetar i Nënkomitetit të CEFTA-s për doganat dhe origjinën. Projekti i USAID-it për Zhvillimin ekonomik, qeverisjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes dhe Programin e ndihmës së tregtisë të korporatës ndërkombëtare të financave (TFSP) ofruan mbështetje organizative.

Takimi u iniciua nga Drejtori i Drejtorisë së doganave, m-r Gjoko Tanasoski, si dhe Drejtori i Sekretariatit të CEFTA - Emir Xhikiq, Drejtori i projektit të Zhvillimit ekonomik, enaxhimit dhe ndërmarrjeve të USAID (EDGE) - Jasminka Varnalieva dhe Violan Conar-Lesi, Programi i ndihmës së tregtisë për IFC ECA.

Fushat e zbatimit të reformave dhe aktivitetet e veçanta që do të zbatohen brenda CEFTA në periudhën 2021-2024 u dakorduan përmes diskutimit, për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e tregtisë në nivel rajonal dhe uljen e kohës dhe kostove në shkëmbimin tregtar. Plani aktual shumëvjeçar i veprimit për Zonën ekonomike rajonale (MAP REA) po rishikohet duke konstatuar arritjet aktuale të këtij plani dhe duke propozuar masa dhe aktivitete të reja për reformat që duhet të sigurojnë integrimin e rajonit në disa fusha, përfshirë lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave.

Takimi përfshiu tema që përqendroheshin në disa fusha të tilla si: mirëmbajtja e korridoreve të gjelbërta, kontrollet e forcuara, njohja reciproke (duke iu referuar prezantimit të konceptit të Operatorit të autorizuar ekonomik), menaxhimi i rrezikut, Sistemi elektronik i shkëmbimit të të dhënave SEED +, pajtueshmëria dhe bashkëpunimi me BE-në (rregullat e origjinës dhe OAE, transparenca).

1
1
2
2
4
4
5
5
Previous Next Play Pause
1 2 3 4