Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nr.44-8422/1 datë 09.10.2020 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 243/20), Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë, shpall

THIRRJE PUBLIKE

për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin  dhe/ose transportimin, përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave

 

Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është afati i marrjes së sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike.

Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.

Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.

Sendet shtetërore gjinden në lokacionet Drejtorisë së doganave në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen, përpunimin, riciklimin dhe shkatërrimin dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.

Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike është: Valentina Çuçanova, tel. 070 358 766, adresa elektronike:  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Zulqufli Jashari, tel 070 740 013, adresa elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht në Drejtorinë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet linkut  http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 28.10.2020 në ora 16:30.

Instrukcione për Thirrjen publike