Gjatë javëve të kaluara, nëpunësit doganor kanë zbuluar nëntë emigrantë ilegal dhe më shumë tentime për kontrabandim të malit, ku përkohësisht janë mbajtur deviza, produkte për shëndetin dhe kujdesin dentar dhe atë të fytyrës, raki shtëpije, duhan me aromë për nargile, cigare dhe pjesë automjetesh.

Përkohësisht është mbajtur malli si në vijim:

Deviza dhe produkti për shëndetin dhe kujdesin dentar dhe fytyrën

- 15.000 euro, 328 produkte për kujdesin dhe shëndetin dentar (sete për zbardhim, furrça, xhell dhe pudra) dhe 7 produkte për kujdesin e fytyrës (maska dhe mjete për errësimin e lëkurës), zbulohen nga ana e ekipeve doganore mobile, gjatë kontrollit të një automjeti gjernam me të cilin ka hyrë në vend në pikën e kalimit kufitar Tabanoc autostradë, janë paraqitur dy shtetas gjerman. Produktet për kujdesin e dhëmbëve dhe fytyrës janë gjetur në bagazh dhe në sediljen e pasme të automjetit, përderisa në një valixhe dore të fshehur pas sediljes së bashkëdrejtuesit janë gjetur 35.000 euro, për të cilën shumë udhëtarët kanë deklaruar se gjysma e shumës është e njërit udhëtar dhe gjysma tjetër është e udhëtarit tjetër. Mbështetur me dispozitat ligjore, udhëtarëve u janë kthyer nga 10.000 euro, shumë që mund të mbahet me vete lirisht gjatë hyrjes në vend, përderisa produktet e padeklaruara dhe 15.000 euro janë mbajtur përkohësisht. Kundër udhëtarëve janë parashtruar kërkesa për procedurë kundërvajtëse.

Raki, duhan dhe cigare

- 480 litra raki rrushi dhe 40 litra raki shtëpie mastika, zbulohen nga nëpunësit policor të SPB Veles, gjatë kontrollit të një furgoni pasagjerësh të drejtuar nga një shtetas maqedonas. Rakija e gjetur u është dorëzuar ekipeve mobile doganore për procedurë të mëtejme. Duke marrë parasysh se personi nuk është regjistruar si bujk – prodhues i vogël i pijeve alkoolike, rakija është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër pronarit do të parashtrohet kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

- 100 kilogram duhan i aromatizuar për nargile (100 pako me nga 1 kilogram), zbulohen gjatë kontrollit të një automjeti të Maqedonisë drejtuar nga një shtetas maqedonas në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Qafëthanë. Një pjesë e paketimeve me duhan janë gjetur në bagazh, te hapësira e gomës rezervë, mbuluar me rroba, ndërsa në qese ushqimi për qen nën sediljen e shoferit dhe mbuluar me rroba. Duhani i padeklaruar është mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëse.

- 43 steka cigare me pulla akcize të Kosovës, zbulohen në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në bashkëpunim me shërbimin e sigurimit të TAV, gjatë kontrollit të një bagazhi të një shtetasi suedez me origjinë nga Kosova, që ka pasur për qëllim që të fluturoj në Geteborg. Cigaret e padeklaruara, janë mbajtur përkohësisht ndërsa kundër udhëtarit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

- 20 steka cigare PS dhe Davidoff pa pulla akcize, zbulohen gjatë kontrollit të një kamioni drejtuar nga një shtetas maqedonase në dalje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Cigaret e padeklaruara janë gjetur në qese në krevatin e sipërm dhe sirtarin nën krevatin e poshtëm të kabinës, janë mbajtur përkohësisht ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë kundërvajtëse.

Pjesë makinash dhe cigare

- 11 copë pjesë makinash dhe 2 steka cigare Muratti, zbulohen gjatë kontrollit të një kamionit nga Maqedonia, drejtuar nga një shtetas maqedonas në hyrje të vendit në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë. Produktet e padeklarara janë që gjetur në pjesën e poshtme të krevatit të kabinës së kamionit janë mbajtur përkohësisht, ndërsa kundër shoferit do të inicohet procedurë përkatëse. 

Emigrantë

Ekipet mobile doganore kanë zbuluar 9 migrant ilegal në një kamion nga Bosnja, të parkuar në një depo publike doganore në Shkup. Pasi shoferi i kamionit, një shtetas boshnjak, ka paraqitur në depo se ka ndëgjuar thirrje për ndihmë që kanë ardhur nga pjesa e brendshme e rimorkios, janë njoftuar ekipet mobile doganore. Gjatë kontrollit të kryer të rimorkios, në pjesën e brendshme janë gjetur 9 persona, nga të cilët, sipas deklaratave të tyre, katër kanë qenë shtetas afgan, katër sirian dhe një shtetas iranian. Emigrantët ilegal i janë dorëzuar Ministrisë së brendshme për procedurë të mëtejme.  

Avtodelovi i cigari, Bogorodica
Avtodelovi i cigari, Bogorodica
Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Aerodrom SK
Cigari, Bogorodica
Cigari, Bogorodica
Devizi, mobilna
Devizi, mobilna
Migranti, mobilna
Migranti, mobilna
Rakija, mobilna
Rakija, mobilna
Sredstva za nega na zabi,mobilna
Sredstva za nega na zabi,mobilna
Tutun za nargile, Kjafasan
Tutun za nargile, Kjafasan
Previous Next Play Pause
1 2 3 4 5 6 7 8