Sot, me një fjalim përshëndetës të Drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, Ministrja e Financave Nina Angelovska dhe Prorektorja e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup Biljana Angelovska zyrtarisht u mbyll konferenca tre-ditore PIKARD, e organizuar nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi, dhe me mbështetje nga Organizata Botërore e Doganave dhe Dogana e Koreës.

Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, Ministrja e Financave Nina Angelovska dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave Kunio Mikuria, në oborrin e Drejtorisë doganore sot mbollën pemën e paqes.

Tanasoski: Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e standardeve të Organizatës Botërore të Doganave dhe krijimin e kushteve më të mira në punën doganore dhe tregtinë ndërkufitare

Digjitalizimi i procedurave doganore dhe prioritetet më të rëndësishme të Drejtorisë Doganore sot u prezentuan para përfaqësuesve të IHEDN (Instituti për Studime të Larta në Mbrojtjen Kombëtare).

Siç ishte e lajmëruar nga 22-24.10.2019  Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë mikpritës e konferencës më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Doganave - PIKARD (Partneritet në Hulumtimet dhe Zhvillimet Doganore), e cila do të mbahet në Hotelin Hilton në Shkup. Në konferencën priten rreth 200 mysafir nga më shumë se 50 vende, ekspertë doganorë dhe akademikë të cilët do të prezentojnë punimet e tyre kërkimore.