Më 30 maj 2018 u zhvillua një ngjarje zyrtare ku u hap terminali i ri doganor në kalimin kufitar Tabanovc. Përmirësimi i terminalit, i financuar nga Bashkimi Evropian, do të lehtësojë tregtinë ndërkufitare përgjatë Korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore në kapacitete moderne. Kjo ofron shërbime më të mira për operatorët ekonomikë për transport më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave të tyre përtej kufirit. Është po aq e rëndësishme që terminali i përmirësuar do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Ju njoftojmë se transporti ndërkombëtar i mallrave përmes vendkalimit kufitar Bllacë prej 29.05.2018 është normalizuar.

Ju njoftojm se pas njoftimit nga Shërbimi Doganor i Kosovës për shkak të mbylljes së përkohshme të rrugës Kaçanik - Hani Elezit  të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut dhe gjendjesnë teren nga sonte në mesnatë vendkalimi kufitar Bllacë do të jetë i mbyllur për transportin ndërkombëtar të mallrave.

Drejtoria Doganore sot, më 16 maj 2018, nënshkroi Memorandume të Bashkëpunimit me Qendrën Rajonale të Mjedisit jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore - Zyra në Maqedoni (REC COM).

Drejtorët e Drejtorisë doganore dhe Byroja e Sigurimit Publik, Djoko Tanasoski dhe Lazo Velkovski në prani të Ministrit të Bujqësisë, Ekonomisë së ujërave dhe Pylltarisë, Lupço Nikolovski, sot nënshkruan një protokoll të ri për rregullimin e  procedurave  për lëvizje më të shpejtë të mallrave të gjalla, mallrave në gjendje të jetesës, substancat e rrezikshme dhe mallra në sistemin e ri tranzit të kompjuterizuar dhe kamionë bosh në pikat e kalimit kufitar Tabanoc dhe Bogorodicë.