Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht  janë konfiskuar  devize, pjesë të automjeteve, shirita për shtrngim të mallit, motorë elektrikë, telefona celularë, materiale dentare, pem dhe perime të freskëta, veshje të përdorura të skive dhe fallsifikime.

Më 7 dhjetor 2018, në ambientet e Drejtorisë Doganore u mbajt një takim midis Drejtorit të Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe Guvernatores së  Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, Dr. Anita Angelovska-Bezoska.

Në Aeroportin e Shkupit në Shkup, Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të  Brendshme, ndaloi edhe një tentim të  kontrabandës së drogave narkotike. Është zbuluar dhe konfiskuar rreth 2 kg kokainë.

Pas marrjes së njoftimi  nga autoritetet e Kosovës, ju informojmë se për shkak të  punimeve të ndërtimit në autostradën Shkup-Prishtinë, më saktësisht nga pika kufitare e Kosovës ("Hani Elezi" – Kaçanik), trafiku në të dy drejtimet do të ndërpritet për hyrjen dhe daljen nga Kosova,  në ditët:

- më 7 dhjetor 2018. në kohë nga ora 9:00h - 12:00h. dhe nga ora 14:00h deri në ora 17:00h

- më 8 dhjetor, në kohë prej orës 07:00h. - deri në ora 17:00h.

Formalitetet doganore të  njësisë doganore Bllacë  do të jenë të vështira dhe me ndërprerje të caktuara.

 

 

      

  

Lehtësimi i procedurave doganore administrative dhe përshpejtimi i transportit ndërkufitar të mallrave janë vetëm disa nga përfitimet e futjes së konceptit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, përfunduan  Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Dr. Koço Angjushev dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski në punëtorinë e sotmë të katërt me radhë, ku përpara  komunitetit të biznesit është prezentuar koncepti i cili për herë të parë është futur në Republikën e Maqedonisë.