Më 16 dhe 17 tetor 2018 në Veles, gjashtë administrata doganore të Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur takim joformal rajonal, të organizuar në nivel të drejtorëve të departamenteve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe kontrolleve dhe hetimeve doganore.

Dje (3 tetor 2018), ekipet mobile doganore kapën një sasi të madhe të marihuanës dhe hashashit në vendkalimin kufitar Bogorodicë.

Gjatë dy javëve të kaluara, doganierët penguan disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, përkohësisht konfiskuan anastezione, dorëza sterile, syze dioptri, lidhëse për syze, çaj për humbje peshe, cigare, mjete për potencë, veshje, rrjeta peshkimi, produktet teknike, produktet për mbrojtjen e bimëve, pistoletë gazi, municionet për pistoleta të gazit, valuta të huaja dhe falsifikimet.

Me 9 dhe 15 gusht 2018 delegacionet e Drejtorisë doganore dhe Delegacioni i BE-së në Shkup, të udhëhequr nga drejtori i Administratës Doganore z. Gjoko Tanasoski dhe Z. Nikolla Bertolini, shef i operacioneve, realizuan vizita në vendkalimin kufitar Tabanoc, Deve Bair, Qafë thanë, si dhe në infrastrukturën ekzistuese në zonën Markova noga.

 

Gjatë javës së kaluar, doganierët penguan disa tentime për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërsa përkohësisht konfiskuan një skaner me softuerin për protetikë dentare, llampat led dhe pjesët për instalimin e tyre, para të gatshme, ora dore, pistolet gazi dhe municionet për pistoleta me gaz.