Sot, më 14 prill, Drejtoria e doganave shënon 28 vjet pavarësi, sovranitet dhe kontroll mbi territorin doganor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vendim për shfuqizimin e detyrimeve të importit - shkalla e doganës për mishin e ngrirë të derrit dhe dhjamit të derrit të pastruar nga mishi dhe dhjamit të shpendëve, të papjekura ose të distiluara ndryshe, të freskëta, të ftohta, të ngrira, të kripura, në shëllirë, të thata ose tymosura. 
 
 

 

"Drejtoria e doganave, së bashku me të gjitha organet dhe Ministritë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të ruajtur aktivitetin ekonomik dhe mbështetjen e eksportit", nënvizoi drejtori i Drejtorisë së doganave Gjoko Tanasoski në konferencën e sotme për shtyp duke informuar rreth masave specifike në zonën e tregtisë ndërkufitare.

Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për orën pilicore në periudhën nga ora 16:00 deri në 05:00, ne dëshirojmë t'ju informojmë se nga data 09.04.2020:

1. Orari i punës për Zyrën doganore Strumicë, pranë Degës doganore Gjevgjeli do të rregullohet si më poshtë:

• nga e hëna deri të premten nga 08.30 - 16.30 për procedurat doganore për import,

• nga e hëna deri të premten nga 08.30 - 22.00 për procedurat doganore për eksport, dhe për fundjavë dhe pushime nga 10,00 - 22.00 për procedurat doganore për eksport.

Ky orar i punës punës do të jetë i vlefshëm për sa kohë që vendimi i marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndalon lëvizjen e popullatës në mbarë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Duke pasur parasysh Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e orës policore në periudhën nga ora  16:00 deri në 05:00, nga e hëna deri të premten, ju informojmë se Drejtoria e doganave do të punojë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme si më poshtë:

- Drejtoria qendrore e doganave, gjatë ndalimeve të udhëtimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo ditë nga e hëna deri të premten në nga 7:30 - 14:30.

- Orari i punës i zyrave doganore mbetet i pandryshuar, gjegjësisht zyrat doganore do të punojnë në përputhje me vendimet e miratuara të vlefshme për orët e punës.