Sot u promovua puna e Qendrës koordinuese nacionale për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz, më sakt u bë lloj i vlersimit të funksionimit të deritanishëm të këtij organi ndër-institucional, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve, juridiksion i të cilëve është lufta kundër krimit të organizuar dhe serioz.

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë zbuluar disa përpjekje për kontrabandim të  mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar veshje, devize, kasaforta dhe falsifikime.

Për shkak të interesimit të madh për  funksionalitetet e Sistemit të përpunimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës (CDEPS), Drejtoria Doganore, me mbështetjen e Projektit të USAID-it  për rritjen ekonomike rajonale - REG organizon takim pune.

Sot (6 mars 2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u realizua takim midis drejtorit të Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Viorel Stanilla, Ambasadorit të Rumanisë.

Sot (06.03.2019) në Qeverinë e  Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt  ceremonia e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim për përdorimin e  Sistemit  për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe represionin  e korrupsionit dhe pastrimit të parave, me të cilat fillojnë aktivitetet e institucioneve  për përdorimin e web aplikacionit, e cila do të lehtësojë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për lëndët  për rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe të dhëna të tjera relevante për ndërtimin e politikave anti-korrupsion. Drejtoria doganore  ka marrë pjesë në mënyrë aktive dhe ka dhënë  kontribut të rrëndësishëm me  anëtarësim në grupin e punës e cila e  përgatiti metodologjinë për sistemin statistikor përkatës për monitorimin e politikave anti-korrupsion si  dhe  Memorandumin aktual, me të cilën forcohet  bashkëpunimi ndërinstitucional në marrjen e masave për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave.

 

20190306_122515
20190306_122515
20190306_122548
20190306_122548
Previous Next Play Pause
1 2