Takimi i 20-të i Nënkomitetit për doganat dhe rregullat e origjinës është në proces, i cili si njësi strukturore e CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për vendet e Evropës Qendrore) që kërkon të sigurojë thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave doganore.

Drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski mori pjesë në takimin e parë online me rastin e fillimit të realizimit të projektit për sistemin e ri kombëtar me një ndalesë (National Single Window Blueprint Project for North Macedoniа), organizuar nga zyra e Korporatës ndërkombëtare financiare (International Finance Corporation-IFC), si pjesë e grupacionit të Bankës botërore.

Ka përfunduar konferenca dy-ditore ndërkombëtare mbi sistemin One Stop Stop dhe Shkëmbimin e të Dhënave në Ballkanin Perëndimor, e cila po mbahet për herë të tretë dhe u organizua nga Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me UNECE.

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ngriti padi penale para Prokurorisë themelore publike në Veles kundër një personi juridik me seli në Veles dhe kundër personit përgjegjës në personin juridik me inicialet BA, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është kryer vepër penale “Evitim i pagesës së akcizës”, që do të dënohet sipas nenit 279-b paragrafit 3 dhe paragrafit 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nr.44-8422/1 datë 09.10.2020 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 243/20), Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë, shpall