Deni Internacional është bartës i ri i miratimit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik, i shtati me radhë.

Më (16.09.2019) u mbajt një ceremoni për lëshimin në përdorim të objekteve të reja në terminalin doganor në vendkalimin kufitar Qafthanë.

Në Ohër dhe Strugë më 12 dhe 13 Shtator u mbajt Konferenca e 4-të Ndërkombëtare për menaxhimin e mbeturinave me titull "Ne Komunikojmë mbi Menaxhimin e Mbeturinave", organizuar nga "Shoqata Maqedonase për Menaxhimin me Mbeturinat e Ngurta" - Macedonian Solid Waste Association - MASWA

Për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin e biznesit, i cili është një faktor kryesor për ndërtimin e besimit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave doganore, sot (11.09.2019), Drejtori i Drejtorisë Doganore z. Gjoko Tanasoski u takua me përfaqësues të Shoqatës së Odave ekonomike, si dhe me përfaqësues të anëtarëve të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Inspektimi i Tregut, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhan të grirë dhe produkte të tjera të duhanit nëpër tregje në disa qytete në vend, më parë Shkup dhe Manastir dhe sot Tetovë. Lëndë e aksionit ishte kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve të shitura në mënyrë të paligjshme që përfaqësojnë mallërat me akcizë.