Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, zhvilluan sot dy veprime kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhanit të prerë dhe produkteve të tjera të duhanit.

Më datë 18 shkurt 2020, Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së doganave, z. Gjoko Tanasoski vizitoi fabrikën e pjesëve të automjeteve Telamon, një fabrikë që prodhon makina bashkuese, makina prerëse automatike, shirita, makina prerëse dhe mbyllëse.

Takimi dypalësh i zhvilluar dje në mes Ministrit të mjedisit dhe ujërave të Republikës së Bullgarisë, Emil Dimitrov dhe Ministrit të Mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Nnuredini, u përqëndrua në forcimin e kontrollit të lëvizjes ndërkufitare të mbeturinave.

Gjatë dy javëve të kaluara, nëpunësit doganor kanë zbuluar më shumë tentativa për kontrabandim malli, nga të cilat janë mbajtur veshje, preparate kozmetike, ilaçe, produkte mjekësore, mall teknik, produkte ushqimore, produkte plastike dhe falsifikime.

Më 29.01.2020, Inspektoriati shtetëror i mjedisit, në koordinim me Ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapsinor dhe Drejtorinë e doganave, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm inspektimi të 15 kamionëve të mbeturinave (RDF) nga Italia. Kamionët u ndaluan në hyrje të pikës kufitare Bogorodica.