Në bazë të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 78/15, 106/15 dhe 153/15, 190/16, 21/18 dhe „Gazeta zyrtare e RMV“ nr. 101/19 dhe 275/19), Ligjit për vlerësim (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 115/10, 158/11, 185/11, 64/12, 188/14, 104/15, 153/15, 192/15, dhe 30/16), Vendimit për shitjen e sendeve të luajtshme – mjeteve motorike nr. 44-6185/1 datë 22.06.2020 (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr. 169/20), miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

                                                       Drejtoria e doganаve të Republikës së Maqedonisë së Veriut

                                 rr. Llazar Liçenovski nr. 13, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut publikon

                                                                                        SHPALLJE NR. 1/2020

                                                                                                    PËR

                                                             SHITJEN E SENDEVE TË LUAJTSHME-MJETEVE MOTORIKE

 

NrMarka/Tip i automjetitShenjat e regjistrimitNumri I shasisëNumri i motorit

Ngjyra e karoserisë

Боја на каросерија

Viti I prodhimit

Vëllimi punues i motorit

Cm3

Fuqia e motoritÇmimi fillestar pa TVSH
1Landrover FrelanderSK-808-МLSALLNABG22A23624225K4F/N64223407e bardhë2002249713016.600,00
2Opel FronteraSK-5830-AKËOLO6BG762V50256Y22DTH17B97041e gjelbër200221728519.990,00
3Skoda FelicijaSK-1225-ARTMBEHH61317358309AEF368377e bardhë200118914710.500,00
4Skoda FelicijaSK-346-NCTMBEHH61317357169AEF368386e bardhë20011891475.600,00
5Seat InkaSK-685-KNËDB9046131R7656181Y894915e bardhë200118964711.290,00
6Lada NivaSK-267-SPXTA2121408130138621214/9233286e bardhë2008169059,512.850,00
7Lada NivaSK-254-SPXTA2121408190131821214/9233426e bardhë2008169059,512.850,00
8Skoda FelicijaSK-5746-AKTMBEHH61317358584AEF/368572e bardhë20011891477.800,00
9Lada NivaSK-1395-ADXTA2121408190467321214/9242037e bardhë2008169059,512.850,00
10Skoda FelicijaSK-564-ЈVTMБEHH613Y7304740AEF351843e bardhë200018914710.500,00
11Skoda FelicijaSK-549-КPTMBEHH61315351170AEF368508e bardhë200118914710.500,00
12Skoda FelicijaSK-968-КNTMBEHH61317357012AEF/358334e bardhë200118914710.500,00
13Skoda FelicijaSK-769-SITMVENN61315349261AEF/367695e bardhë200118914710.500,00
14Opel AstraSK-871-MUËOLQTGF6935031167R18A1-2046851E kaltër e erët20021995749.400,00
15Lada NivaSK-753-SOXTA2121408130453121214/9241542e bardhë2008169059,512.850,00
16Volksvagen TouaregSK-348-ОМËVGZZZ7LZ5D021664BAC/031557e zezë2004246112823.270,00
17Skoda OktavijaSK-872-TFTMBKS21Z682120252BXE938717Gri metalike200818967715.430,00
18Lada NivaSK-268-SPXTA2121408190467521214/9241793e bardhë2008169059,512.850,00
19Skoda FelicijaSK-026-LOTMBEHH61317358587AEF368580e bardhë200118914710.500,00
20Lada NivaSK-754-SОXTA2121408190455421214/9241540e bardhë2008169059,512.850,00
21Seat InkaSK-686-КNËDB9046131R7656191Y894921e bardhë200118964711.290,00
22Skoda FelicijaSK-132-NMTMBEHH613Y0269011AEF367741 e gjelbër20011891475.800,00
23Skoda FelicijaSK-876-MCTMBEHH613Y5280197AEF351990e gjelbër20001891478.200,00
24Opel FronteraSK-520-МGËOLO6BG762V502587Y22DTH17C10708e bardhë200221728519.990,00
25Lada NivaSK-748-SОXTA2121408190454621214/9241820e bardhë2008169059,512.850,00
26Skoda FelicijaSK-719-КNTMBEHH61315349357AEF368021e kaltër e erët200118914710.500,00
27Opel AstraSK-435-МPËOLOTGF6935029593Y20DTH17D63505e kaltër20021995748.200,00
28Skoda FelicijaSK-713-NATMBEHH61317358419AEF368551e bardhë20011891477.400,00
29Skoda FelicijaSK-561-JVTMBEHH613Y7301087AEF352463E gjelbër e erët20011891477.400,00
30Mazda 121SK-886-OHJCMBXXBAJBTA47683JJATA47683e kuqe19961324 7.400,00
31Skoda FabijaSK-025-LOTMBPH16Y2234533130AZE052854e bardhë20021,4448.000,00
32Opel KomboSK-356-NCËOLOXCF0633008859Y17DTL/0550500e kaltër e çelë200216864812.780,00
33Peugeot BoxerSK-290-МFVF3233J421588103810FZ1R0348368e bardhë200024468720.000,00
34Lada NivaSK-251-SPXTA2121408190138321214/9233285e bardhë2008169059,512.850,00
35Skoda FelicijaSK-134-NMTMBEHH613Y5280220AEF351322e gjelbër e erët20001891479.200,00
36Opel AstraSK-960-МDËOLOTGF6935030565Y20DTH17D65126kaltër200219957410.800,00
37Lada NivaSK-395-SPXTA2121408190102021214/9234082e bardhë2008169059,512.850,00
38Mazda 6SK-9038-ALJMZGY19R201166319RF/87328Metalike e kaltër2004199810015.400,00
39Volksëagen TransporterSK-056-ОLËV2ZZZ7HZ5H008558AXB050700  e bardhë20041,97711.800,00
40Audi A6SK-957-OHËAUZZZ48Z1N106961APU085172e zezë20011781/17.800,00
41Skoda FelicijaSK-7724-ALTMBEHH61315349218AEF367916e bardhë20011891479.000,00
42Skoda FelicijaSK-132-LDTMBEHH61315349218AEF/368425e bardhë20011891479.400,00
43Skoda FelicijaSK-129-LDTMBEHH61317358292AEF368371e bardhë200118914710.500,00
44RoverSK-836-MSSARREHËPMXD43453914K2FL29237955e gjelbër e erët19991396/8.000,00
45Skoda FelicijaSK-165-MK

SK890803/01

AEF2790212kaltër/1289436.200,00
46Skoda FelicijaSK-566-JVTMBEHH613Y5280150AEF/351769e bardhë200018914710.500,00
47Skoda FelicijaSK-563-JVTMBEHH313Y5281070AEF352023e gjelbër e erët200018914710.500,00
48Volksëagen GolfSK-965-RPËVËZZZ1JZ5D000467ATD/671878e bardhë200418917412.500,00
49Skoda FelicijaSK-562-JVTMBEHH613Y528147AEF351856e bardhë200018914710.500,00
50Skoda OktavijaSK-873-TFTMBPKS21ZX82120142BXE 939524Gri metalike200818967715.430,00
51Skoda FelicijaSK-969-КNTMBEHH61317387162AEF368342e bardhë200118914710.500,00
52Skoda FelicijaSK-144-LDTMBEHH61317358588AEF368577e bardhë200118914710.500,00
53Skoda FelicijaSK-964-КNTMBEHH61315849231AEF367711e bardhë200118914710.500,00
54Zastava YugoSK-694-TGVX1145AOOO1065447128А0641557405e kuqe20001,1407.500,00
55Skoda FelicijaSK-143-NMTMBEHH614X0106564AEF267713e kuqe199918914710.500,00
 56Skoda FelicijaSK-653-NTTMBEHH613757019AEF368318e bardhë200118914710.500,00
57Skoda FelicijaSK-725-КNTMBEHH61315349398AEF367946e bardhë200118914710.500,00
58Skoda FelicijaSK-509-LRTMVEHH61317357017AEF368335e bardhë19991891475.000,00
59Mercedes BenzPG -4647-BËDB6693621N018072ËDB6693621N018072e bardhë///15.000,00
60Landrover FrelanderSK-787-МLSALLNABG22A23785025K4F/N64227637e bardhë2002249713016.600,00
61Skoda FelicijaSK-679-NATMBEHH61317358319AEF368550e bardhë200118914710.500,00
 Çmimi i përgjithshëm fillestar pa TVSH700.120,00
  1. Shitës i sendeve të luajtshme - mjeteve motorike është Ministria e financave, Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  2. Lëndë e shitjes janë sendet e luajtshme – mjetet motorike edhe ate: gjithsejtë 61 mjete motorike për udhëtarë, sipas principit shikuar – ofruar – blerë.
  1. Të drejtë pjesëmarrjeje në ankandin publik kanë të gjithë personat juridik të interesuar të cilët i plotësojnë kushtet sipas Shpalljes dhe të cilët posedojnë Leje për mbledhjen, trajtimin ose përpunimin e mbeturinave në pajtim me nenin 72 të Ligjit për menaxhim me mbeturinat me shifrën 16.01.04 që kanë të bëjnë me mjetet motorike të përdorura në pajtim me Listën e llojeve të mbeturinave (“G. Zyrtare e RM-së” nr. 100/05) dhe Rregullores për masat për mbrojtjen e ambientit jetësor të cilat domosdo duhet ti ndërmarrin prodhuesit, pronarët dhe subjektet të cilat veprojnë me mjetet e përdorura, komponentet e tyre, materialet, qëllimet dhe afatet për arritjen e tyre dhe manyrën dhe kushtet për magazinimin, formën dhe përmbajtjen e formularit për informim si dhe mënyrën e mbajtjes së evidencës (“G.zyrtare e RM-së” nr.108/09 dhe 164/10).
  2. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje në ankandin publik është deri më 31.07.2020.
  3. Ankandi publik do mbahet në mënyrë elektronike në këtë adresë të internetit http://e-aukcii.finance.gov.mk, me 10.08.2020 duke filluar në ora 10:00.
  4. Fletëparaqitja për pjesëmarrje në ankandin publik sëbashku më të dhënat dhe dëshmitë të përcaktuara në këtë shpallje vendosen në sistemin elektronik për ankand publik të Ministrisë së financave.

-           Të dhënat dhe dëshmitë të përcaktuara në këtë shpallje sëbashku me fletëparaqitjen duhet të skenohen në një dokument të formatit pdf dhe i njëjti vendoset gjatë paraqitjes edhe ate në pjesën “Deklarata”.+

-           Garancioni bankar skenohet në formatin pdf dhe vendoset gjatë paraqitjes edhe atë në pjesën “Garancioni bankar”.

-           Vetëm garancioni bankar për seriozitetshmërinë e ofertës dorëzohet në original nëpërmjet postës në adresën e Drejtorisë së doganave ose drejtpërdrejtë në arkivin e Drejtorisë së doganave në rr. “Llazar Liçenovski” nr.13, Shkup, në kovertë të mbyllur në të cilën është shënuar numri I shpalljes me shënimin “për Komisionin për disponimin me mjetet e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut – shfrytëzues Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

-         Afati për dorëzimin e garancionit bankar original për seriozitetshmërinë e ofertës dhe vendosjen e fletëparaqitjes me dokumentacionin e domosdoshëm të skenuara në formatin pdf në faqen e internetit http://e-aukcii.finance.gov.mk për pjesëmarrje në ankandin publik është më së voni deri më  31.07.2020.

  1. Ankandi publik për shitjen e sendeve të luajtshme – mjeteve motorike, do të bëhet bashkarisht, me ankand publik elektronik, nëpërmjet sistemit elektronik për ankand publik me të cilin menaxhon dhe operon Ministria e financave - Drejtoria për çështje pronësore juridike, me përcaktim të vlerës, e vërtetuar në pajtim me Vlerësimin nga Byroja për ekspertizë ligjore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr  СВ/ЕL V 37/19 datë 19.08.2019, me të cilin është vlerësuar vlera e përgjithshme e sendeve të luajtshme në lartësi prej 700.120,00 denarë.
  1. Çmimi fillestar i ankandit publik elektronik paraqet vlerën e përgjithshme të vlerësuar të sendit të luajtshëm dhe e njëjta është 700.120,00 denarë.
  1. Dokumentacioni i domosdoshëm për pjesëmarrje në ankandin publik është:

9.1. Fletëparaqitja e plotësuar më të gjitha të dhënat e parapara, me datë jo më të vjetër se gjashtë muaj, me nënshkrim nga personi përgjegjës dhe vulë të personit juridik, në mënyrë elektronike në pdf.

9.2. Kriteret për përcaktimin e aftësisë së ofertuesit:

-         Vërtetim se nuk është hapur procedura për falimentim nga organi kompetent;

-         Vërteim se nuk është hapur procedura për likuidim nga organi kompetent;

-         Vërtetim për tatimet e paguara, kontributet dhe të dhëna të tjera nga organi kompetent;

-         Vërtetim se më aktgjykim të formës së prerë nuk i është shqiptuar dënim për kundërvajtje;

-         Ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, respektivisht ndalim i përkohshëm për ushtrimin e veprimtarisë së caktuar.

-          

9.3. Përgaditja teknike e personave juridik

-         Dëshmi për posedim minimum 2(dy) mjete motorike (kamiona – vinça automatike me Grejfer),

-         Dëshmi për posedim të 1 shtypëse lëvizëse për  ballimin e hekurit të vjetër.

-         Leje për vozitje për mjetet motorike të lartëpërmendura

           

9.4. Vërtetim për identitet:

- Gjendja aktuale e dorëzuesit të fletëparaqitjes e dhënë nga Regjistri qendror i RMV-së, me datën e dhënies jo më të vjetër se gashtë muaj, e dorëzuar në mënyrë elektronike në formatin pdf e vërtetuar me vulë dhe nënshkrim nga personi përgjegjës me shënimin “e besueshme me origjinalin”;

9.5. Lejet nga organet kompetente të cilat duhet të dorëzohen:

-         Leja për ushtrimin e veprimtarisë së magazinimit, trajtimit dhe/ose përpunimit të mbeturinave të përshkruar në pikën 3 të kësaj shpalljeje:

-         Leja për ushtrimin e veprimtarisë për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale dhe llojeve tjera të mbeturinave jot ë rrezikshme;

9.6. Deklaratë me të cilën obligohet se nëse zgjidhet si ofertues më i mirë, në afat prej 5 ditësh nga pranimi i lajmërimit për zgjedhje do ti qaset lidhjes së Kontratës për shitje, e dorëzuar në mënyrë elektronike në formatin pdf me nënshkrim dhe vulë nga personi përgjegjës;

9.7. Deklaratë – Shtojca nr.2 me të cilën dorëzuesi I fletëparaqitjes deklaron se i pranon dhe është i njohur me kushtet e Shpalljes së ankandit publik;

9.8. Garancioni bankar është për seriozitetshmërinë e ofertës dhe duhet që të jetë i dhënë nga banka. Është në vlerën e 2%  (14.00,00) të vlerës së vlerësimit të sendit të luajtshëm dhe është me afat të vlefshmërisë sëpaku 60 ditë duke llogaritur nga dita e paraparë si dita e fundit për dorëzimin e fletëparaqitjes. Garancioni bankar për seriozitetshmërinë e ofertës ofertuesit më të përshtatshëm i kthehet menjëherë pas kryerjes së dorëzim – pranimit me procesverbal të sendeve të luajtshme - mjeteve motorike, kurse dorëzuesve të tjerë të fletëparaqitjeve u kthehet në afat prej 15 ditësh nga dita e mbajtjes së ankandit publik.

Drejtoria e doganave do ta realizoj garancionin bankar për seriozitetshmërinë nëse ofertuesi më i mire nuk do të lidh kontratën e ofruar për shitje, nuk i ndërmer në kohë dhe nuk bënë pranim dorëzim të sendeve të luajtshme – mjeteve motorike në afatin e paraparë.

-Dokumentet e domosdoshme nuk mund të jenë më vjetra se 6 muaj.

  1. Procedurën për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë e kryen Komisioni për disponimin me mjetet e paluajtshme dhe të luajtshme pronë e RMV-së, e formuar me aktvendim të drejtorit të Drejtorisë së doganave.
  1. Komisioni nuk do t’i ndaj emër përdorues dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, për ofertuesin i cili:

-         Ka dorëzuar fletëparaqitje për të cilën Komisioni do të konstatoj se është jo komplete - e pa plotësuar, pa dokumentacionin e domosdoshëm e parashikuar në këtë shpallje;

-         Ka borxhe të papaguara ndaj Drejtorisë së doganave.

  1. Ankandi publik zhvillohet në mënyrë elektronike në këtë mënyrë:

-         Dorëzuesit e fletëparaqitjeve duhet që të paraqiten në shpalljen e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së financave, t’i dërgojnë të dhënat personale dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistem, si dhe adresën e saktë të e-mailit me të cilën janë regjistruar në sistemin http://e-aukcii.finance.gov.mk, që  Komisioni të mund tu lejoj të marrin pjesë në ankandin publik;

-         Dorëzuesve të fletëparaqitjeve të cilat janë komplete dhe në kohë në pajtim me këtë shpallje, Komisioni nëpërmjet e-mailit, në afat prej tri ditësh nga dita e dorëzimit të fletëparaqitjeve u dërgon emër përdorues dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesve të cilët kanë dorëzuar  dokumentacion të domosdoshëm jo komplet, pa dëshmi të parashikuara me këtë shpallje, u dërgon informatë (nëpërmjet postës elektronike) me arsyetim se nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik;

-         Dorëzuesit e fletëparaqitjeve të cilët nga ana e Komisionit do të marrin emër  përdorues dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, ditën e mbajtjes së ankandit publik regjistrohen në faqen e internetit http://e-aukcii.finance.gov.mk, me emër përdorues dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, pas së cilës kanë  të drejtë  të marrin pjesë në ankandin publik;

-         Ankandi publik elektronik do të mbahet nëse në shpallje paraqitet edhe një pjesëmarrës i vetëm i cili i plotëson kushtet e shpalljes dhe e pranon çmimin fillestar;

-         Në pesë minutat e para të ankandit publik pjesëmarrësit mund ta pranojnë respektivisht ra rrisin çmimin fillestarë;

-Ankandi publik vazhdon në mënyrë të pakufizuar derisa në intervalin kohor prej dy minutave ka ofert të re;

-Nëse në pesë minutat e para të ankandit publik nuk është pranuar oferta, respektivisht nuk është dhënë ofertë më e lartë nga ana e pjesëmarrësve të ankandit publik, çmimi fillestar i shitjes zvogëlohet për 2% me çka pjesëmarrësit e ankandit publik përsëri do të kenë mundësi që ta pranojnë, respektivisht ta rrisin, me këtë rast pa patur kufizim në hapin minimal të rritjes. Nëse në kalimin e dy minutave të pesë minutave të dyta të ankandit publik nga ana e pjesëmarrësve pranohet oferta, respektivisht jepet ofertë më e lartë, afati i fundit për mbarimin e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta, dhe do të mbaroj kur për periudhën e dy minutave në vazhdim nuk jepet ofertë e re. Nëse në kohëzgjatjen prej pesë minutave përsëri nuk ka ofertë, çmimi fillestar i shitjes përsëri zvogëlohet për 2% nga vlera fillestare e vlerësuar;

-Për ofertues më i mirë llogarritet pjesëmarrësi në ankandin publik i cili ka ofruar çmim përfundimtar i cili paraqet çmimin më të lartë për shitje;

-Komisioni pas mbarimit të ankandit publik përgatit Procesverbal për mbajtjen e ankandit publik nga sistemi elektronik i cili dorëzohet te të gjithë pjesëmarrësit e ankandit publik, përgatit Raport për rrjedhën e ankandit publik, dhe dorëzon propozim vendim deri te drejtori i Drejtorisë së doganave për zgjedhjen e ofertuesit më të volitshëm;

-Pjesëmarrësit e ankandit publik kanë të drejtë në prapësim vetëm në lidhje me procedurën e ankandit publik, në afat prej tri ditësh nga mbajtja e ankandit publik deri te Komisioni i cili vendos për prapësimin me aktvendim, në afat prej pesë ditësh nga pranimi i prapësimit;

-Kundër aktvendimit të Komisionit mund të deklarohet ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedura nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë;

13. Kushti për marrjen e sendeve të luajtshme – mjeteve motorike nga ana e personit të zgjedhur si ofertuesi më i mirë është kryerja e pagesës së shumës së mjeteve financiare të arritur në ankandin publik.

Dorëzimi i fletëpagesës së mjeteve financiare bëhet para aktit të nënshkrimit të Kontratës për shitje.

14. Afati për marrjen e sendeve të luajtshme është 40 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës për shitje. Nëse në afatin e paraparë nuk merren sendet e luajtshme – mjetet motorike do të llogaritet se blerësi është tërhequr nga sendet e shitjes dhe garancioni bankar i paguar për pjesëmarrje dhe kryerje kualitative të kontratës nuk do t’i kthehen.

15. Të gjitha harxhimet lidhur me marrjen e sendeve të luajtshme-mjeteve motorike nga vendet e Drejtorisë së doganave bien në kurriz të blerësit.

16. Personi për kontakt

Bashkim Qamili,tel. 072 276 314,  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në zbatim të Dekretit me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Akcizat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e RMV-së" nr. 169/20120 e datës 22.06.2020), i cili hyri në fuqi menjëherë, sasia e akcizës për naftën e gazit të shënuar si lëndë djegëse për ngrohje nga kodet tarifore 2710 19 43 00, 2710 19 46 00, 2710 19 47 00, 2710 19 48 00, 2710 20 11 00, 2710 20 15 00, 2710 20 17 00 dhe 2710 20 19 00 u rrit, dhe aktualisht arrin në 18,121 denarë/litër.

Mbështetur me nenin 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhëniet e punës Teksti i konsoliduar – (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15,  27/16, 120/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 110/19) në lidhje me nenin 14, nenin 22 paragrafin 1 alinenë 2, paragrafin 3, paragrafin 8, paragrafin 13 dhe paragrafin 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM-së nr.27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 143/19), Rregulloren për organizim dhe punë në Drejtorinë e doganave numër 02-017435/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0004 të datës 27.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.206, numër 04-065421/15-0041 të datës 25.06.2019, Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Drejtorinë e doganave numër  02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016, numër 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016, numër 04-065421/15-0035 të datës 09.07.2018, numër 04-065421/15-0040 të datës 25.06.2019 dhe numër 04-065421/15-0048 të datës 21.11.2019 dhe njoftimin e Ministrisë së financave numër 18-1405/2 të datës 30.01.2020 Drejtoria e doganave shpall: 

 
                                                                                   SHPALLJE PUBLIKE nr. 2/2020
                      për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punëve me kohë të caktuar, nga shkaktu i rritjes
                                          së vëllimit të punës, deri në fund të vitit fiskal (2020)  
 
Drejtoria e doganave shpall shpallje për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punës për kohë të caktuar deri në fund të vitit fiskal (2020):  
 
1. Inspektor për punë me informacione regjionale në Seksionin për inteligjencë pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, 1 zbatues, 
Kushtet e përgjithshme për të gjitha vendet e punës:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, 
- të përdorë gjuhën maqedonase në mënyrë aktive, 
- të jetë i moshës madhore, 
- të ketë aftësi të plota shëndetësore për vendin e punës dhe
- me akt vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të kryerjes të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
 
Kushtet e posaçme për vendin e punës: Inspektor 
- niveli i kualifikimeve: më së paku arsim i lartë ose i mesëm, 
- njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje të njërës nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);
- pa përvojë pune,
 
Aplikantëve u kërkohet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: (dokumenta origjinale ose kopje të noterizuara)
- Dëshmi për shtetësinë;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar masë e ndalesës për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës (nga gjykata ose Regjistri Qendror);
- Dëshmi Certifikatë - diplomë për shkallën e mbaruar të arsimit; (për arsimin e mesëm – të gjitha dëftesat nga viti i parë deri në vitin e katërt dhe diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm);
- Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë;
- Dëshmi për njohje të njërës gjuhë e cila më së shpeshti përdoret në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane); 
 
Orari i punës: Orë pune gjatë javës: 40 orë,
Orari i punës: nga e hëna deri të premten prej orës 8,30 deri në orën 16,30
 
Shuma neto e pagës bazë për vendin e punës: Inspektor për punë me informacione regjionale - 29.816,00 denarë.
 
Me kandidatët e zgjedhur do të kontraktohet marrëveshje për punësim me afat të caktuar deri më datën 31.12.2020.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët i përmbushin kushtet për të konkurruar. Kushtet e theksuara në shpalljen, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
 
Kandidatët janë të detyruar të paraqesin Fletëparaqitje që është shpallur në internet faqen e Drejtorisë Doganore www.customs,gov.mk. Fletëparaqitja plotësohet sipas udhëzimeve të dhëna me shkrim të qartë. Së bashku me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dëshmitë e kërkuara për plotësimin e kushteve sipas shpalljes.
Afati për paraqitjen e Fletëparaqitjeve me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune llogaritur nga dita e shpalljes së njoftimit, përkatësisht më së voni deri më 05.02.2020 (e mërkurë). 
 
Zgjidhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e paraparë në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune. 
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Drejtorisë së doganave ose me anë të postës në adresën në vijim: Rr. “Llazar Liçenoski” nr.13, 1000 Shkup, Arkivi i Drejtorisë së doganave (me shenjë “për shpalljen për punësim nr. 2/2020”). Numri i telefonit për kontakt 02 3116 188 Sektori për menaxhim me resurse njerëzore pranë Drejtorisë së doganave të RM-së. 
Fletëparaqitjet të pakompletuara dhe me vonesë nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit nuk do të jenë lëndë shqyrtimi.  

 

 

 

 

 

 

 

Në baze të nenit 42 paragrafit 3 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 78/15, 106/15, 153, 190/16, 21/18 dhe 22/19), Vendimit për dhënien e pëlqimit për zbatimin e procedurës për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin dhe/ose transportimin e hedhurinave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 118/19), Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, shpall

 

 

                                                                     THIRRJE PUBLIKE   2/2019

                          Për zgjedhjen e personit juridik i cili kryen veprimtari ose posedon leje për grumbullimin , dhe/ose                                            transportimin , përpunimin, riciklimin dhe asgjësimin e hedhurinave

 

Kriterium për zgjedhjen e personit juridik është marrja sa më e shpejtë e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Marrja e sendeve të lujtshme bëhet pa kompenzim.

Personi juridik i zgjedhur në thirrjen publike ka për obligim që të kryej marrjen e sendeve të lujtshme lëndë të kësaj thirrjeje publike nga lokacionet e dhëna dhe të njëjtat ti  transportoj si hedhurina në mënyrë përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore.

Sendet shtetërore gjinden në Drejtorinë qendrore në Shkup, Dogana Shkup, Dogana Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe Manastir me njësitë doganore dhe vendkalimet kufitare për trafik rrugor.

Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë personat juridik të vendit, të cilët posedojnë Leje valide për mbledhjen, përpunimin, riciklimin dhe shkatërrimin dhe/ose transportimin e hedhurinave, e dhënë nga organi kompetent.

Personi për kontakt lidhur me thirrjen publike është: Valentina Çuçanova, tel. 070 358 766, adresa elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Zulqufli Jashari, tel 070 740 013, adresa elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Informacione më të hollësishme për sendet e lujtshme (lista e sendeve të lujtshme), si dhe dokumentacioni i nevojshëm lidhur me thirrjen publike mund të merret personalisht në Drejtorinë doganore, Sektori për punë administrative dhe teknike, rr. “Llazar Liçenoski” nr.13–1000 Shkup ose nëpërmjet këtij linku http://www.customs.gov.mk i shpallur në faqen e internetit të Drejtorisë doganore.

 

Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve për pjesëmarrje është deri më 6.11.2018 në ora 16:30.

 

Инструкција по јавен повик

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12, 187/13, 15/15, 129/15, 154/15, 192/15 dhe 23/16), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 2/13, 92/13, 177/13, 62/15, 11/15, 215/15, 192/16, 21/17 dhe 181/17) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015.

 

                                    DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

                                                                          Shpall

                                                               THIRRJE PUBLIKE Nr.3/19

Për mbledhjen e ofertave për të lidhur kontratë për shfrytëzimin e hapësirës punuese për Njësinë doganore Kavadarcë (për hapësirën punuese për import dhe eksport – terminal)

Dokumentet të cilat ofertuesi duhet t’i dorëzoj dhe kushtet që duhet t’i plotësoj, si dhe mënyra e përzgjedhjes janë dhënë në Udhëzimin për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-070618/18 datë 15.02.2013 i publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë doganore www.customs.gov.mk, nga ku edhe mund të merret.

Afati për dorëzimin e ofertave është 14 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në mjetet e informimit publik.

Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, si dhe ato të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk do të merren në shqyrtim.

Ofertat dorëzohen në këtë adresë:

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sektori për punë administrative dhe teknike

(me shënimin “për Thirrjen publike nr. 3/19”)

Rr. Llazar Liçenovski nr.13

1000 Shkup