Në bazë të nenit 22 dhe 23 nga Ligji për marrëdhënie pune Tekst i pastruar – (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 62/05, 106/08. 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18) v.v. sipas nenit 14, neni 22 paragrafi 1 alineja 2, paragrafi 3, paragrafi 8, paragrafi 13 dhe paragrafi 14 nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/2014, 199/2014, 27/2016 dhe 35/2018), Rregullorja për organizim dhe punë të Drejtorisë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.2016 dhe 01-065421 të datës 09.07.2018, Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës në Drejtorinë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016 dhe numri 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016 dhe njoftimi nga Ministria e financave num. 18-12226/12 nga 12.10.2018 viti, Drejtoria doganore shpall:

SHPALLJE PUBLIKE nr. 3/2018

Për punësimin e 58 (pesëdhjetë e tetë) kryerës të punës me afat të caktuar të punës, për shkak të vëllimit përkohësisht të shtuar të punës, deri në fund të vitit rrjedhës fiskal (2018)

Drejtoria doganore shpall konkurs për punësimin e 58 (pesëdhjetë e tetë) kryerës të punës me afat të caktuar të punës (2018):

  1. Doganier i lartë në impiantin doganor Shkup 1 në doganën në Shkup – 6 punonjës (kryerës të punëve)
  2. Doganier në impiantin doganor Shkup 1 në doganën në Shkup. - 2 punonjës (kryerës të punëve)
  3. Doganier i lartë në impiantin doganor Shkup 2 në doganën në Shkup, 1 punonjës (kryerës të punëve)
  4. Doganier në impiantin doganor Shkup 3 në doganën në Shkup, -1 punonjës (kryerës të punëve)
  5. Doganier në drejtimin për qarkullim të udhëtarëve në impiantin doganor Aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup në doganën Shkupi - 3 punonjës (kryerës të punëve)
  6. Doganier i lartë në drejtimin qarkullim i mallrave në impiantin doganor Aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup në doganën në Shkup, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  7. Drejtim doganor qarkullim i mallit në impiantin doganor Aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup në doganën në Shkup në doganën në Shkup, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  8. Doganier i lartë në drejtimin qarkullim i mallrave në impiantin doganor Bllacë në doganën Shkupi -1 punonjës (kryerës të punëve)
  9. Drejtim doganor qarkullim i mallit në impiantin doganor Bllacë, -1 punonjës (kryerës të punëve)
  10. Drejtim doganor qarkullim i mallit në impiantin doganor Bllacë në doganën në Shkup, -3 punonjës (kryerës të punëve)
  11. Doganier i lartë në impiantin doganor në Tetovë në doganën në Shkup, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  12. Doganier në impiantin doganor Tetovë në doganën në Shkup, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  13. Doganier i lartë në drejtimin për qarkullimin e mallrave në impiantin doganor në autostradën Tabanovc në doganën në Kumanovë, - 2 punonjës (kryerës të punëve)
  14. Doganier në drejtimin për qarkullim të mallrave në impiantin doganor në autostradën Tabanovc në doganën në Kumanovë, -2 punonjës (kryerës të punëve)
  15. Doganier në drejtimin për qarkullim të udhëtarëve në impiantin doganor autostrada Tabanovc në doganën në Kumanovë, -2 punonjës (kryerës të punëve)
  16. Doganier i lartë në drejtimin për qarkullimin e mallrave në impiantin doganor Deve Bair në doganën në Kumanovë, - 2 punonjës (kryerës të punëve)
  17. Këshilltar i pavarur për mbikëqyrje doganore në shërbimin për mbikëqyrje të lejeve personave në doganën në Shtip, - 2 punonjës (kryerës të punëve)
  18. Doganier i lartë në impiantin doganor Shtip në doganën në Shtip, -1 punonjës (kryerës të punëve)
  19. Doganier i lartë në impiantin doganor Veles në doganën në Shtip, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  20. Doganier në drejtimin për qarkullim të mallrave në impiantin doganor Dellçevë në doganën në Shtip, - 1 punonjës (kryerës të punëve)
  21. Doganier në drejtimin për qarkullim të udhëtarëve në impiantin doganor, -1 punonjës (kryerës të punëve),
  22. Doganier në impiantin doganor SH Gjevgjeli në doganën në Gjevgjeli, -2 punonjës (kryerës të punëve),
  23. Doganier i lartë në impiantin doganor Gjevgjeli në doganën në Gjevgjeli, -3 punonjës (kryerës të punëve),
  24. Doganier në impiantin doganor Dojran në doganën në Gjevgjeli, - 1 punonjës (kryerës të punëve),
  25. Doganier i lartë në impiantin doganor Strumicë në doganën në Gjevgjeli, - 2 punonjës (kryerës të punëve),
  26. Doganier në impiantin doganor Strumicë në doganën në Gjevgjeli, - 1 punonjës (kryerës të punëve),
  27. Doganier i lartë në impiantin doganor Kavadar në doganën në Gjevgjeli, -1 punonjës (kryerës të punëve),
  28. Doganier i lartë në impiantin doganor Manastir në doganën në Manastir, -1 punonjës (kryerës të punëve),
  29. Doganier i lartë në drejtimin për kontrollimin e mallrave në impiantin doganor Mexhitlija në doganën në Manastir, - 2 punonjës (kryerës të punëve),
  30. Doganier në drejtimin për qarkullimin e udhëtarëve në impiantin doganor Mexhitlija në doganën në Manastir, - 2 punonjës (kryerës të punëve),
  31. Doganier i lartë në impiantin doganor Prilep në doganën në Manastir, - 1 punonjës (kryerës të punëve),
  32. Doganier i lartë në impiantin doganor Ohër në doganën në Manastir, -1 punonjës (kryerës të punëve),
  33. Doganier në impiantin doganor Aeroporti Shën Apostoll Pavle Ohër në doganën në Manastir, -1 punonjës (kryerës të punëve),
  34. Doganier i lartë në drejtimin për qarkullimin e mallrave në impiantin doganor Qafëthanë në doganën në Manastir, - 1 punonjës (kryerës të punëve),
  35. Udhëheqës i ndërrimit në drejtimin e qarkullimit të udhëtarëve në impiantin doganor Qafëthanë në doganën në Manastir, - 1 punonjës (kryerës të punëve),
  36. Doganier në impiantin doganor Shën Naum në doganën në Manastir, - 1 punonjës (kryerës të punëve),

Kushtet e përgjithshme për të gjitha vendet e punës:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  • në mënyrë aktive të përdor gjuhën maqedonase,
  • të jetë i moshës madhore,
  • të ketë aftësi të plota shëndetësore për vendin e punës dhe
  • me akt vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të kryerjes të profesionit, veprimtarisë apo detyrës

Kushte të veçanta për vendin e punës: Doganier i lartë

  • niveli i kualifikimit: të ketë mbaruar VI B sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, Shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknike, makinerisë, shkenca organizative dhe të udhëheqjes (menaxhment), rregullimin dhe të udhëheqjes me proceset teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe industria e tekstilit,
  • njohja aktive i programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe të njohjes aktive të njërës nga tri gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuhën angleze, franceze, gjermane);
  • pa përvojë pune.

Kushte të posaçme për vendin e punës: Doganier

  • niveli i kualifikimeve: arsimim të lartë ose të mesëm profesional,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe të njohjes aktive të njërës gjuhë të cilat më së shpeshti përdoren në Bashkimin Evropian (gjuhën angleze, franceze, gjermane);
  • pa përvojë pune.

Kushte të posaçme për vendin e punës: Udhëheqës i ndërrimit (turnit)

  • niveli i kualifikimit: të ketë mbaruar VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 240 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknikë, makineri, shkenca organizative dhe udhëheqjes (menaxhment), rregullimi dhe udhëheqja me procese teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe teknologjia e tekstilit,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe të njohjes aktive të njërës gjuhë të cilat më së shpeshti përdoren në Bashkimin Evropian (gjuhën angleze, franceze, gjermane);
  • së paku 2 vjet përvojë pune në punë doganore ose në profesion.

Kushte të posaçme (veçanta) për vendin e punës. Këshilltar i pavarur të mbikëqyrjes doganore

  • - niveli i kualifikimit: të ketë mbaruar VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 240 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknikë, makineri, shkenca organizative dhe udhëheqjes (menaxhment), rregullimi dhe udhëheqja me procese teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe teknologjia e tekstilit,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe të njohjes aktive të njërës gjuhë të cilat më së shpeshti përdoren në Bashkimin Evropian (gjuhën angleze, franceze, gjermane);
  • të ketë së paku tri vjet përvojë pune në punë doganore në profesion.

Është e nevojshme që kandidatët t’i dorëzojnë dokumentet në vijim:

  • Dëshmi për shtetësinë;
  • Dëshmi se nuk i është shqiptuar masë e ndalesës për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • Dëshmi Certifikatë- diplomë për shkallën e mbaruar të arsimit; (me shkallën e shprehur të kualifikimit dhe mesataren e notave të marra për të gjitha vitet/të gjitha dëftesat me mesataren e paraqitur të notave të marra për të gjitha vitet)
  • Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë;
  • Dëshmi për njohje të njërës gjuhë e cila më së shpeshti përdoret në Bashkimin Evropian (gjuhën angleze, franceze, gjermane);
  • Dëshmi për përvojë pune (pasqyrë e të dhënave të regjistruara në evidencën amë të dhënë nga fondi për sigurimin pensional dhe invalidor i Maqedonisë. – Kjo vlen vetëm për vendet e punës ku kërkohet përvojë pune)

Orari i punës: Orë pune gjatë javës: 40 orë,

Orari i punës: nga e hëna deri të premten prej orës 8,30 deri në ora 16,30

Shuma e neto pagës bazë për vendin e punës doganier i lartë – 23.196,00 denar, për vendin e punës doganier – 23,196,00 denar, për vendin e punës këshilltar i pavarur – 32,526,00 denar dhe për vendin e punës udhëheqës i ndërrimit (turnit) – 33,536,00 denar

Me kandidatët e zgjedhur do të kontraktohet marrëveshje për punësim me afat të caktuar deri më datën 31.12.2018.

Kandidatët janë të detyruar të paraqesin fletëparaqitje (lutje) për cilin vend të punës paraqitet kandidati, biografi të shkurt dhe dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të posaçme për vendin e punës në origjinal apo kopje të vërtetuar te noteri.

Të drejtë të pjesëmarrjes kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët i përmbushin kushtet për të konkurruar. Kushtet e theksuara në shpalljen, kandidatët duhet t’i plotësojnë (përmbushin) në momentin e paraqitjes.

Afati për paraqitjen e lutjeve me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune të llogaritur nga dita e ardhshme nga dita e shpalljes të konkursit (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes së konkursit), përkatësisht më së voni deri më datën 18.10.2018 (e ejnte).

Zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e paraparë në bazë të nenit 23 paragrafi 2 nga Ligji për marrëdhënie pune.

Flet paraqitja (lutja) me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Drejtorisë doganore ose me anë të postës në adresën në vijim: Rr. “Llazar Liçenoski” nr.13, 1000 Shkup, Arkivi i Drejtorisë doganore (me shenjën “për konkursin për punësim nr. 3/2018”). Numri kontaktues 02 3166 188 Sektori për udhëheqje me resurse njerëzore pranë Drejtorisë doganore të RM.

Fletëparaqitjet (lutjet) të pa kompletuara dhe me vonesë nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit (nuk merren parasysh).