Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligji për marrëdhënie të punës Tekst i pastruar – (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 62/05, 106/08. 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18) dhe në lidhje me nenin 14, nenin 22 paragraf 1 alineje 2, paragraf 3, paragraf 8, paragraf 13 dhe paragraf 14 i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 27/2014, 199/2014, 27/2016 dhe 35/2018), Rregullore për organizim dhe punë të Drejtorisë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.2016 dhe 01-065421/15-0035 të datës 09.07.2018. Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës në Drejtorinë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016 dhe numër 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016 dhe numër 04-065421/15-0035 të datës 09.07.2018 dhe njoftimi nga Ministria e financave numër 18-18539/2 të datës 28.12.2018 dhe numër 18-774/2 të datës 29.01.2019, Drejtoria doganore shpall:

SHPALLJE PUBLIKE nr. 3/2019

për punësim të 24 (njëzet e katër) kryerës të punës me afat të caktuar të punës, për shkak të vëllimit përkohësisht të shtuar të punës, deri në fund të vitit rrjedhës fiskal (2019)

Drejtoria doganore shpall konkurs për punësimin e 24 (njëzet e katër) kryerës të punës me afat të caktuar të punës (2019):

  1. Operator administrativ në Zyrën e proceseve të testimit dhe grumbullim të borxhit doganor në transit në Departamentin për formalitetet e kufirit dhe tranzitit në Sektorin e Sistemit Doganor, 1 zbatues,
  2. Operator administrativ në laboratorin doganor në Njësinë e Laboratorit Doganor në Sektorin e Sistemit Doganor, 1 zbatues,
  3. Këshilltar i Pavarur i Akcizës në Njësinë e Akcizës së Departamentit të Akcizës, 1 zbatues,
  4. Operator administrative për administrimin e masave të akcizës në Departamentin e Akcizës në Njësinë përs procese të akcizës të Departamentit e akcizës, 1 zbaties,
  5. Këshilltar për administrimin e proceseve të akcizës në Departamentin e administrimit dhe koordinimit në Njësinë për procese të akcizës në Departamentin e akcizës, 1 zbatues,
  6. Këshilltar i lartë për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në Shërbimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale në Departamentin për lehtësimin e tregtisë dhe mbrojtjen e pronës intelektuale të Departamentit të Pronës së akcizës, 1 zbatues,
  7. Operatori administrativ në kontrollin e buxhetit dhe shërbimin e koordinimit në Njësinë e Kontrollit dhe Koordinimit të Buxhetit në Departamentin e Financave dhe Kontabilitetit, 1 zbatues,
  8. Operatori administrativ për mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve në Njësinë për Investime dhe Mirëmbajtje, në Sektorin për Çështje Administrative dhe Teknike, 1 zbatues,
  9. Mbledhës të pagesave në vendkalimet kufitare në Doganën e Kumanovës në Shërbimin për menaxhim të vendkalimeve kufitare për doganat e Kumanovës në Njësinë për menaxhim me vendkalimet kufitare në Departamentin e qështjeve administrative dhe teknike, 3 zbatues,
  10. Operator administrativ për punë materijale në Shërbimin për punë materijale dhe mjeteve themelore në Departamentin e depove për mallra të sekuestruara dhe të braktisura në Departamentin për Çështje Administrative dhe teknike, 2 zbatues,
  11. Operator administrativ pëe mbikqyrje doganore në Shërbimin për Mbikëqyrjen e Mbajtësve të Autorizimeve në Zyrën Doganore Shkup, 1 agjent zbatues,
  12. Doganier në njësinë doganore Shkup 1 në doganën e Shkupit, 1 zbatues,
  13. Doganier në njësinë doganore Shkup 1 në doganën e Shkupit, 1 zbatues,
  14. Doganier në njësinë e trafikut të pasagjerëve në njësinë doganore Bllacë të doganës së Shkupit, 1 zbatues,
  15. Doganier në njësinë e trafikut të pasagjerëve në njësinë doganore Tabanoc autostradë të doganës së Kumanovës, 1 zbatues,
  16. Doganier në njësinë e trafikut të pasagjerëve në njësinë doganore Deve Bair të doganës së Kumanovës, 1 zbatues,
  17. Operator administrativ në doganën Gjevgjeli, 1 zbatues,
  18. Këshilltar i pavarur për mbikqyrje doganore në Shërbimin për Mbikëqyrjen e Mbajtësve të Autorizimeve në Zyrën Doganore Gjevgjeli, 1 zbatues,
  19. Doganier të Lartë për njësinë doganore Gjevgjeli në doganën e Gjevgjelisë, 1 zbatues,
  20. Doganier i lartë në departamentin e qarkullimit të mallrave në Zyrën Doganore Novo Sello në njësinë doganore Gjevgjeli, 1 zbatues,
  21. Doganier i lartë për njësinë doganore Strugë të doganës Manastir, 1 zbatues,

Kushtet e përgjithshme për të gjitha vendet e punës:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  • në mënyrë aktive ta përdor gjuhën maqedonase,
  • të jetë i moshës madhore,
  • të ketë aftësi të plota shëndetësore për vendin e punës dhe
  • me akt vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të kryerjes të profesionit, veprimtarisë apo detyrës

Kushte të veçanta për vendin e punës:Këshilltar i pavarur

  • nivelet e kualifikimeve: të ketë mbaruar VI A sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 240 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, Shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknike, makinerisë, shkenca organizative dhe të udhëheqjes (menaxhment), rregullimi dhe udhëheqje me proceset teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe industria e tekstilit,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje aktive e njërës nga tri gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuha anglishte, frenge, gjermane);
  • së paku tre vjet përvojë pune në fushën e doganierisë ose në profesion.

Kushte të posaçme për vendin e punës:Këshilltar

  • nivelet e kualifikimeve: të ketë mbaruar VI B sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, Shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknike, makinerisë, shkenca organizative dhe të udhëheqjes (menaxhment), rregullimi dhe udhëheqje me proceset teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe industria e tekstilit,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje aktive e njërës nga tri gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane);
  • së paku një vit përvojë pune në fushën e doganierisë ose në profesion.

Kushte të veçanta për vendin e punës: Doganier i lartë

  • nivelet e kualifikimeve: të ketë mbaruar VI B sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve dhe së paku 180 kredi të fituara sipas EKTS ose të ketë mbaruar shkallën e VII/1, Shkenca ekonomike, shkenca juridike, elektroteknike, makinerisë, shkenca organizative dhe të udhëheqjes (menaxhment), rregullimi dhe udhëheqje me proceset teknologjike, teknologjia e prodhimeve ushqimore dhe industria e tekstilit,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje aktive e njërës nga tri gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane);
  • pa përvojë pune.

Kushte të posaçme për vendin e punës: Doganier

  • niveli i kualifikimeve: arsimi i lartë ose i mesëm profesional,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje aktive e njërës nga tre gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane);
  • pa përvojë pune.

Kushte të posaçme për vendin e punës:Operator administrativ

  • niveli i kualifikimeve: së paku shkollë të lartë ose të mesme,
  • njohja aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje aktive e njërës nga tri gjuhët që përdoren më shpesh në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane);
  • së paku një vit përvojë pune në fushën e doganierisë ose në profesion.

Kushte të posaçme për vendin e punës:Mbledhës i pagesave

  • niveli i kualifikimeve: Gjimnaz ose shkollë të mesme profesionale,
  • pa përvojë pune.

Është e nevojshme që kandidatët t’i dorëzojnë dokumentet në vijim (origjinalet ose kopje të verifikuara në noter):

  • Dëshmi për shtetësinë;
  • Dëshmi se nuk i është shqiptuar masë e ndalesës për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • Dëshmi Certifikatë - diplomë për shkallën e mbaruar të arsimit; (me shkallën e shprehur të kualifikimit dhe mesataren e notave të marra për të gjitha vitet/të gjitha dëftesat me mesataren e paraqitur të notave të marra për të gjitha vite)
  • Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë;
  • Dëshmi për njohje të njërës gjuhë e cila më së shpeshti përdoret në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane);
  • Dëshmi për përvojë pune (pasqyrë e të dhënave të regjistruara në evidencën amë e dhënë nga fondi i sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë. – Kjo vlen vetëm për vendet e punës ku kërkohet përvojë pune)

Orari i punës: Orë pune gjatë javës: 40 orë,

Orari i punës: nga e hëna deri të premten prej orës 8,30 deri në orën 16,30

Shuma e neto pagës bazë për vendin e punës këshilltar i pavarur – 32.401,00 denar, këshilltar – 30.724,00 denar, doganier i lartë – 31.053,00 denar, për vendin e punës doganier – 22.887,00 denar, operator administrativ – 24.060,00 dhe për vendin e punës mbledhës i pagesave – 16.571,00 denar.

Me kandidatët e zgjedhur do të kontraktohet marrëveshje për punësim me afat të caktuar deri më datën 31.12.2019.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët i përmbushin kushtet për të konkurruar. Kushtet e theksuara në shpalljen, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.

Kandidatët janë të detyruar të paraqesin Fletëparaqitje që është shpallur në internet faqen e Drejtorisë Doganore www.customs,gov.mk. Fletëparaqitja plotësohet sipas udhëzimeve të djëna me shkrim të qartë. Së bashku me fletëparaqitjen kandidatët duhet dorëzuar edhe provat e kërkuara për plotësimin e kushteve sipas shpalljes.

Afati për paraqitjen e lutjeve me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune llogaritur nga dita e ardhshme nga dita e shpalljes së konkursit (duke mos e llogaritur ditën e shpalljes së konkursit), përkatësisht më së voni deri më 6.02.2019 (E mërkurë).

Zgjidhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e paraparë në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Drejtorisë doganore ose me anë të postës në adresën në vijim: Rr. “Llazar Liçenoski” nr.13, 1000 Shkup, Arkivi i Drejtorisë doganore (me shenjë “për konkursin për punësim nr. 3/2019”). Numri kontaktues 02 3166 188 Sektori për udhëheqje me resurse njerëzore pranë Drejtorisë doganore të RM-së.

Fletëparaqitjet (lutjet) të pakompletuara dhe me vonesë nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit (nuk merren parasysh).