Mbështetur me nenin 22 dhe 23 të Ligjit për marrëdhëniet e punës Teksti i konsoliduar – (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15,  27/16, 120/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 110/19) në lidhje me nenin 14, nenin 22 paragrafin 1 alinenë 2, paragrafin 3, paragrafin 8, paragrafin 13 dhe paragrafin 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM-së nr.27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe Gazeta zyrtare e RMV-së nr. 143/19), Rregulloren për organizim dhe punë në Drejtorinë e doganave numër 02-017435/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0004 të datës 27.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.206, numër 04-065421/15-0041 të datës 25.06.2019, Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në Drejtorinë e doganave numër  02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016, numër 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016, numër 04-065421/15-0035 të datës 09.07.2018, numër 04-065421/15-0040 të datës 25.06.2019 dhe numër 04-065421/15-0048 të datës 21.11.2019 dhe njoftimin e Ministrisë së financave numër 18-1405/2 të datës 30.01.2020 Drejtoria e doganave shpall: 

 
                                                                                   SHPALLJE PUBLIKE nr. 2/2020
                      për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punëve me kohë të caktuar, nga shkaktu i rritjes
                                          së vëllimit të punës, deri në fund të vitit fiskal (2020)  
 
Drejtoria e doganave shpall shpallje për punësimin e 1 (një) zbatuesi të punës për kohë të caktuar deri në fund të vitit fiskal (2020):  
 
1. Inspektor për punë me informacione regjionale në Seksionin për inteligjencë pranë Sektorit për kontroll dhe hetime, 1 zbatues, 
Kushtet e përgjithshme për të gjitha vendet e punës:
- të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, 
- të përdorë gjuhën maqedonase në mënyrë aktive, 
- të jetë i moshës madhore, 
- të ketë aftësi të plota shëndetësore për vendin e punës dhe
- me akt vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë të kryerjes të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
 
Kushtet e posaçme për vendin e punës: Inspektor 
- niveli i kualifikimeve: më së paku arsim i lartë ose i mesëm, 
- njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe njohje të njërës nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht);
- pa përvojë pune,
 
Aplikantëve u kërkohet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: (dokumenta origjinale ose kopje të noterizuara)
- Dëshmi për shtetësinë;
- Dëshmi se nuk i është shqiptuar masë e ndalesës për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës (nga gjykata ose Regjistri Qendror);
- Dëshmi Certifikatë - diplomë për shkallën e mbaruar të arsimit; (për arsimin e mesëm – të gjitha dëftesat nga viti i parë deri në vitin e katërt dhe diplomë për përfundimin e arsimit të mesëm);
- Dëshmi për njohjen e programeve kompjuterike për punë në zyrë;
- Dëshmi për njohje të njërës gjuhë e cila më së shpeshti përdoret në Bashkimin Evropian (gjuha angleze, franceze, gjermane); 
 
Orari i punës: Orë pune gjatë javës: 40 orë,
Orari i punës: nga e hëna deri të premten prej orës 8,30 deri në orën 16,30
 
Shuma neto e pagës bazë për vendin e punës: Inspektor për punë me informacione regjionale - 29.816,00 denarë.
 
Me kandidatët e zgjedhur do të kontraktohet marrëveshje për punësim me afat të caktuar deri më datën 31.12.2020.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët i përmbushin kushtet për të konkurruar. Kushtet e theksuara në shpalljen, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
 
Kandidatët janë të detyruar të paraqesin Fletëparaqitje që është shpallur në internet faqen e Drejtorisë Doganore www.customs,gov.mk. Fletëparaqitja plotësohet sipas udhëzimeve të dhëna me shkrim të qartë. Së bashku me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë edhe dëshmitë e kërkuara për plotësimin e kushteve sipas shpalljes.
Afati për paraqitjen e Fletëparaqitjeve me dokumentet e nevojshme është 3 (tri) ditë pune llogaritur nga dita e shpalljes së njoftimit, përkatësisht më së voni deri më 05.02.2020 (e mërkurë). 
 
Zgjidhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e paraparë në bazë të nenit 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie pune. 
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Drejtorisë së doganave ose me anë të postës në adresën në vijim: Rr. “Llazar Liçenoski” nr.13, 1000 Shkup, Arkivi i Drejtorisë së doganave (me shenjë “për shpalljen për punësim nr. 2/2020”). Numri i telefonit për kontakt 02 3116 188 Sektori për menaxhim me resurse njerëzore pranë Drejtorisë së doganave të RM-së. 
Fletëparaqitjet të pakompletuara dhe me vonesë nuk do të jenë lëndë e shqyrtimit nuk do të jenë lëndë shqyrtimi.