Përfaqësues të lartë të Drejtorisë së doganave, në periudhë prej 30 deri 31.03.2015, merr pjesë në takimin e parë të Grupit punues për bashkëpunim gjatë lehtësimit të zhdoganimit të përbërë nga përfaqësues të Maqedonisë, Kinës, Hungarisë dhe Serbisë. Mbledhja është mbajtur në Shangai, Republikën Popullore të Kinës.

Grupi punues është formuar në bazë të marrëveshjes kornizë të nënshkruar për bashkëpunim gjatë lehtësimit të zhdoganimit mes autoriteteve doganore të Republikës Popullore të Kinës, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë dhe Hungarisë. Kjo marrëveshje parasheh shkëmbim të përhershëm të informacioneve për pengimin, zbulimin dhe luftën kundër krimit ndërkufitar dhe mashtrimeve doganore, kontribut shtesë për përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë legale, si dhe siguri më e madhe e zinxhirit ndërkombëtar të tregtisë.

 

drejtoriDoganave

 

Gjatë mbledhjes janë aprovuar rregullorja për punë e grupit punues, propozim plani i hartuar për punë gjatë periudhës 2015-2015, si dhe propozim nominimi për kontakt personin për bashkëpunim të mëtejmë. Në takim janë shqyrtuar edhe mundësia për mbajtjen e mbledhjeve të punës për përdorim të pajisjeve bashkëkohore për kontroll doganor, analizë të rrezikut dhe këmbim përvojash gjatë zbatimit të procedurave doganore dhe lehtësimit dhe përshpejtimit të tregtisë. 

Përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave kanë mbajtur prezantime rreth lehtësimeve gjatë zbatimit të procedurave doganore dhe parimeve në bazë ku menaxhohet me rrezik gjatë zbatimit të kontrollit doganor. Në mbështetje me propozimin e takimit, pritet takimi i dytë i grupit të punës që të mbahet në Hungari.