Më datë 26.03.2015 në Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë, është mbajtur takim pune mes përfaqësuesve të kompanive anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj dhe delegacionit të Drejtorisë së doganave, e paraprirë nga drejtorja z-nja Natasha Radeska Krstevska.

Qëllimi i këtij takimi ishte përmes një dialogu të drejtpërdrejtë të sektorit publik dhe atij privat të nxirren çështjet e hapura lidhur me punën doganore, si dhe të parashtrohen zgjidhje në drejtim të avancimit të klimës afariste në Republikën e Maqedonisë.

sostanok1

Në këtë takim përfaqësuesit e Drejtorisë së doganave kanë prezantuar risitë në punën doganore, që janë në interes të kompanive në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe thjeshtësimit të procedurave doganore, njashtu u përgjigjën edhe në pyetjet e parashtruara nga kompanitë anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj në Republikën e Maqedonisë.

sostanok2