Një delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga drejtorja Radeska Krstevka më 23 mars 2015 mori pjesë në takimin 158-të të Grupit Punues të EU-EFTA mbi transitin dhe lehtësimin e formaliteteve në tregtinë në mallra, i cili u mbajt në Bruksel, Belgjikë.

Në takim, Grupi Punues i BE-së dhe vendeve të EFTA-s miratuan vendimet që Republikës së Maqedonisë ti dërgohet ftesa për anëtarësim të plotë në Konventën për një procedurë të përbashkët transiti dhe në thjeshtëzimin e formaliteteve në tregtinë e mallrave.

slika1

Pritet që Këshilli i BE-së në maj të këtij viti të miratoj këto vendime, dhe Republika e Maqedonisë për të përfunduar procedurën ligjore për aderimin në Konventat, që pritet të ndodhë më 1 korrik 2015.

Në takimi, është miratuar një raport pozitiv mbi misionin e monitorimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Tatimeve (DG TAXUD) për plotësimin e kushteve të aderimit të Republikës së Maqedonisë drejt Konventës për një procedurë të përbashkët transiti dhe në thjeshtëzimin e formaliteteve në tregtinë e mallrave, e kryer në fillim të këtij viti, dhe drejtorja e Drejtorisë së doganave  bëri një prezantim para përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së dhe EFTA rreth aktiviteteve të ndërmarra për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në të dy Konventat.

slika2

Qëndrimin në Bruksel, delegacioni i Drejtorisë së doganave e shfrytëzoi për të marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për e-Dogana të DG TAXUD të mbajtur sot, më 24.03.2015, ku drejtorja e Drejtorisë së doganave ka informuar të pranishmit për gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë që të aderojë në Konventat në fjalë.