Gjatë periudhës prej 16 deri më 20 mars 2015 në Qendrën rajonale të trajnimit të Organizatës botërore doganore në Shkup (QRT), po zhvillohet Mbledhje pune rreth planifikimit strategjik, destinuar për udhëheqësit e nivelit të mesëm. Trajnuesit e trajnimit janë ekspertë nga Organizata botërore doganore.

Objektivat e mbledhjes së punës janë njohje e pjesëmarrësve me metodologjitë dhe përfitimet e planifikimit efektiv strategjik, zhvillimit të një plani strategjik afatgjatë të harmonizuar me prioritetet strategjike të administratës, si dhe vendosje e aktiviteteve të lidhura me objektivat strategjike të përkufizuara me bartësit e aktiviteteve dhe indikatorët për sukses.

najdobricarinari copy

Njëri nga rezultatet e pritur që duhet të dal nga mbledhja e punës është një Plan i ri strategjik i DD që do të dorëzohet te Ministria e financave për aprovim dhe të zbatohet nga Drejtoria e doganave.

Investimi te të punësuarit, si përcaktues strategjik i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë është në mbështetje me Strategjinë për ndërtim të kapaciteteve te administratat doganore, e përgatitur nga Organizata botërore doganore në emër të Komunitetit ndërkombëtar doganor.

carinariucilnica

Qendra rajonale e trajnimit Shkup është hapur me qëllim të vendosjes së programeve profesionale për trajnim të përhershëm me zbatim të plotë të standardeve profesionale, të rekomanduar nga Organizata botërore doganore që të mundësoj edukim dhe përsosuri të nëpunësve doganor nga administratat doganore në rajon.