Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u mbajt një event për promovimin e konceptit të operatorit ekonomik të autorizuar të cilit Kryeministri  i Qever-isë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Tanasoski, shpërndanë certifikatën e parë për operatorin ekonomik të autorizuar kompanisë vendase Evropa AD Shkup.

 
Gjatë javës së fundit të vitit 2018 dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, doganierët zbuluan disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, duke konfiskuar përkohësisht motoçikletë, skuter, pjesë të automjeteve, fotokopjues, armë me gaz, preparate për potencë, pije alkoolike, mjete , kabllo elektrike, rroba, laptopë kompjuterë dhe falsifikime.
 

Këtë vit, të gjitha deklaratat doganore dhe dokumentet e akcizës do të përpunohen në mënyrë elektronike. Kjo u theksua  sot gjatë një vizite të Ministrit të Financave Dragan Tevdovski në vizitën e Drejtorisë Doganore. Sistemi i menaxhimit të deklaratës doganore  në fillim të shkurtit do të fillojë  në 11 pilot proekt  zyrat doganore dhe nga mesi i vitit do të fillojë të zbatohet në të gjitha zyrat doganore në vend.

Të nderuar shfrytëzues të sistemit MAKCIS,

Të dhënat për  Tarifat Doganore për Sistemin e Përpunimit të Deklaratave  për vitin 2019, ju mund ti  shkarkoni në pjesen  informacione dhe dokumentacione - dosjet e përsëritjes për ASYCUDA ose lidhjen e mëposhtme линк

 

JU urojmë vit të suksesshëm në vitin 2019

    

       
 

Më 18 dhjetor 2018, në njësinë doganore Aerodrom të Shkupit -, në hyrje në Republikën e Maqedonisë gjatë kontrolit detal të bagazhit të dorës të shtetasit turk në çantën e udhëtimit, doganjerët kanë gjetur mall të padeklarur – stoli arri.

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një tentativë kontrabandimi të kokainës dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërkohë që përkohësisht konfiskuan pjesë për kamionë, vaj motori, targa të regjistrimit, shirita për ngarkesë, pije alkoolike, stoli arri, pjes teknike. ,makinë për strug drebong, veshje dhe falsifikim.

Drejtoria doganore i fton të gjithë përfaqësuesit (shpedicionet) që dorëzojnë deklarata në zyrat doganore Shkup 4 dhe Aeroport Shkup në takim pune që do të mbahet më 24 dhe 25 dhjetor, duke filluar nga ora 10:00 në amfiteatrin në ndërtesën e vjetër të Drejtorisë Doganore (Lazar Lichenoski, 13 Shkup).

Sot në zyrat e Drejtorisë Doganore u mbajt një takim protokollar midis Drejtorit të  Drejtorisë Doganore Z. Gjoko Tanasoski dhe Zëvendësambasadorit të Mbretërisë së Holandës Andrien van Mens.

Më 17 dhjetor 2018, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë, kapi 550 kg drogë-marihuanë në pikën kufitare Bogorodicë gjatë kontrollit të një kamioni.

Drejtoria doganore vazhdon me aktivitetet për vënien në funksion të sistemit të ri të përpunimit të dokumenteve doganore dhe përpunimit të dokumenteve të akcizave (CDEPS).