Më datë 25.03.2015 në ora 04:30 në pikën e kalimit kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend është paraqitur të autobus, pronë e kompanisë turke të transportit “Jadran Turizëm” me targa turke të regjistrimit me itinerar të rregullt Stamboll – Strugë, me 43 udhëtar.

Më datë 26.03.2015 në Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë, është mbajtur takim pune mes përfaqësuesve të kompanive anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj dhe delegacionit të Drejtorisë së doganave, e paraprirë nga drejtorja z-nja Natasha Radeska Krstevska.

Javën e kaluar dhe gjatë fundjavës, nëpunësit e doganës zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku dhe përkohësisht janë mbajtur deviza, cigare, alkool, ilaçe, veshje dhe aksesorë mode, pëllumba të gjallë dhe mall tjetër. Malli i mbajtur është si më poshtë:

Gjatë javës së kaluar dhe fundjavës,nëpunësit e doganës zbuluan më shumë tentativa për kontrabandë, ku përkohësisht janë mbajtur veshje, aksesorë mode, prodhime teknike, pjesë për makina ndërtimi, fidane, herbicide, ilaçe për kafshë, ilaçe, falsifikime. Malli i mbajtur është si më poshtë:

Nëpunësit e doganës nga Seksioni për punë operative – ekipe mobile penguan një tentativë për kontrabandë të marihuanës përmes pikës së kalimit kufitar Tabanoc – autostradë.

Në organizim të Organizatës Botërore Doganore, Nëpunësit doganor nga Maqedonia si nikoqir, si dhe nga vendet Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Italia, Mali i Zi dhe Serbia patën mundësinë që ti ndajnë përvojat dhe përmirësojnë njohuritë për shkak të zbatimit të mbrojtjes së të drejtave nga pronësia intelektuale.

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr 39/05, 04/08, 48/10, 158/10, 44/11, 53/11, 11/12, 171/12 dhe 187/13), nenit 94 paragrafi 2 dhe nenit 148 të Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 66/05, 73/06, 40/07, 62/07, 42/09, 48/09, 38/10, 46/10, 61/10, 141/11, 147/11, 158/11, 14/12, 02/13, 92/13 dhe 177/13) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Drejtorisë doganore për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015.

DREJTORIA DOGANORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shpall

THIRRJE PUBLIKE Nr.1/15

Për mbledhjen e ofertave për lidhje të kontratës për shfrytëzimin e hapësirës punuese për organet doganore:

A.     Hapësira punuese multimodale importuese-eksportuese Njësia doganore Shkupi 4

1.Dokumentet të cilat ofertuesi duhet t’i dorëzoj dhe kushtet që duhet t’i plotësoj, si dhe mënyra e përzgjedhjes janë dhënë në Udhëzimin për kushtet minimale dhe mënyrën e përcaktimit të hapësirës punuese ku malli i automjeteve transportuese vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve doganore nr. 01-013669/15-0002  datë 10.03.2015 i publikuar në faqen e internetit të Drejtorisë doganore www.customs.gov.mk, nga ku edhe mund të merret.

2.Për ofertuesit për hapësirën punuese multimodale importuese-eksportuese Njësia doganore Shkupi 4, përveç kushteve të parashikuara në pikën 1 të thirrjes publike, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta, respektivisht të ofrojnë hapësirë punuese ku vihet në shikim dhe bëhet kontrolli nga ana e organeve të doganore të mallit të ngarkuar në automjete transportuese dhe malli i cili bartet nëpërmjet rrugës hekurudhore, ofertuesi të posedoj përgatitje për manipulim me mallin, ngarkim/shkarkim i cili bartet nëpërmjet rrugës hekurudhore.

Afati për dorëzimin e ofertave është 14 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në mjetet e informimit publik.

Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë, si dhe ato të cilat nuk do t’i përmbajnë të gjitha dokumentet e nevojshme nuk do të merren në shqyrtim.

.

Ofertat dorëzohen në këtë adresë:

.

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë

Sektori për punë administrative dhe teknike

(me shënimin “për Thirrjen publike nr. 1/15”)

Rr. Llazar Liçenovski nr.13  

1000 Shkup

Në mbështetje me nenin 58 të Ligjit mbi akcizat

Informojmë se Drejtoria e doganave solli një Urdhëresë të re për konstatimin e periudhës së qëndrimit të automjeteve në terminalet shtetërore të doganave për të cilat nuk paguhet kompensim.

Nga shkaku i paralajmërimit të grevës 24 orësh të doganierëve grek sot,më datë 9 korrik 2014, është e mundur ndërprerje e trafikut të maunave te pikat e kalimit kufitar Mexhitlija, Bogorodicë dhe Dojran. Për shkak të grevës në pikën e kalimit kufitar Mexhitlija pritet edhe zhvillim i ngadalësuar i trafikut të pasagjerëve.