Sipas strategjisë së Drejtorisë Doganore për forcimin e marrëdhënieve të partneritetit me komunitetin e biznesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot drejtori Gjoko Tanasoski realizoi një takim afarist me kompanitë Aktiva DOO Shtip - një nga kompanitë kryesore me reputacion ndërtimi me reputacion të lartë dhe legjitimitet të pamohueshëm në industri, si dhe me ALBATROS - një kompani moderne për veshje prodhues i këmishave me cilësi të lartë.

Drejtoria Doganore në bashkëpunim me GIZ dhe Sekretariatin e CEFTA-s po organizon një seminar rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe harmonizimin e dokumenteve.

Gjatë muajit të kaluar, doganierët zbuluan një mashtrim doganor, tre migrantë, si dhe më shumë përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku u konfiskuan stoli ari, municion për armë zjarri, orë dore, shirita për orë,  cigare, kafe për makina, prodhime tekstili, pjesë kamionësh, audioteknikë, dhe falsifikime.

Delegacioni i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Drejtori  z. Gjoko Tanasoski më 23 dhe 24 Shtator 2019, mori pjesë në një Takim Shpjegues në Bruksel, për Kapitullin 29 (shqyrtim të pajtueshmërisë së Legjislacionit të Brendshëm Doganor me Legjislacionin e Unionit Doganor) si pjes e përgatitjeve për fillimin e negociatave për hyrje në BE.

Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, ka përgatitur një propozim ligj për tatim të automjeteve motorike i cili pritet të kontribuojë në rritjen e pjesës së automjeteve me efikasitet energjetik të cilët nuk do të kontribuojnë në rritjen e ndotjes së mjedisit  jetësor.

Sot për her të parë u mbajt  një ngjarje rajonale B2B e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore dhe e mbështetur nga USAID përmes projektit "Krijimi i Mundësive për Punë për NMVM në Maqedoninë Veriore", ose më saktë si pjesë e aktivitetit të dytë të projektit Qasja në Tregjet e  biznesit të  OEMVP. Përfshihen tre vende - Republika e Maqedonisë së  Veriut, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë.

Më (18 Shtator 2019), Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe Drejtori Rajonal i shoqatës holandeze të biznesit jo-fitimprurës REACT B.V., Eli Mufishovski nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim dhe parandalim të tregëtisë me mallëra të falsifikuara dhe pirate.

Deni Internacional është bartës i ri i miratimit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik, i shtati me radhë.

Më (16.09.2019) u mbajt një ceremoni për lëshimin në përdorim të objekteve të reja në terminalin doganor në vendkalimin kufitar Qafthanë.

Në Ohër dhe Strugë më 12 dhe 13 Shtator u mbajt Konferenca e 4-të Ndërkombëtare për menaxhimin e mbeturinave me titull "Ne Komunikojmë mbi Menaxhimin e Mbeturinave", organizuar nga "Shoqata Maqedonase për Menaxhimin me Mbeturinat e Ngurta" - Macedonian Solid Waste Association - MASWA