Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Inspektimi i Tregut, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër shitjes së paligjshme të cigareve, duhan të grirë dhe produkte të tjera të duhanit nëpër tregje në disa qytete në vend, më parë Shkup dhe Manastir dhe sot Tetovë. Lëndë e aksionit ishte kontrolli dhe sekuestrimi i produkteve të shitura në mënyrë të paligjshme që përfaqësojnë mallërat me akcizë.

Gjatë katër javëve të kaluara, doganjerët  kanë zbuluar dy përpjekje për të kontrabanduar drogë, një automjet me bunker dhe disa përpjekje për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku janë konfiskuar kositëse lëndine,  preparate kimike, veshje, çanta, ushqime të freskëta të detit, dhe kozmetikë.

Ka filluar punëtoria e dytë e ekspertëve për aplikimin e konceptit të Sistemit njësportel  për doganim eksportues dhe importues dhe shkëmbimin e të dhënave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Punëtoria, e organizuar nga Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Bankën Botërore, do të mbahet për dy ditë pune.

Pas fillimit zyrtar të kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitarë Tabanovce - Preshevë, u mbajt edhe një ceremoni zyrtare në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Drejtorët e drejtorive doganore të të dy vendeve nënshkruan edhe Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e ndërsjellë të miratimit për operator të autorizuar ekonomik për mbrojtje dhe siguri (OEOS).

Më, 26.08.2019, në vendkalimin kufitarë Tabanovc - Preshevë, Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Zoran Zaev dhe Presidenti i Republikës së Serbisë znj. Ana Brnabic shënuan fillimin zyrtar të kontrolleve të përbashkëta në këtë vendkalim kufitarë.

Drejtoria Doganore ju njofton se nga e Premtja, 23.08.2019, Sistemi i ri i përpunimit të deklaratave Doganore dhe dokumenteve të Akcizave (CDEPS) do të vihet në funksionim edhe në njësit doganore Gjevgjeli, Bogorodicë dhe Tabanovce.

Të gjitha deklaratat doganore që nga kjo datë, në njësit e përmendura doganore duhet të dorëzohen në CDEPS.

Përmendim se operatorët ekonomikë që do të dorëzojnë deklarata doganore edhe në këto njësi gjithashtu duhet të plotësojnë kërkesat themelore në mënyrë që të mund të dorëzojnë deklaratë doganore elektronike, d.m.th. duhet të:

 

  •  Të posedojnë nënshkrim elektronik (certifikatë);
  •  Të kenë qasje të miratuar në CDEPS;
  •  Të posedojnë miratim për përfaqësim

Vërejtje: të gjitha miratimet në lidhje me procedurat doganore duhet më pare të jenë të regjistruara në CDEPS.

Me përfshirjen e tre njësive më të mëdha doganore, nga 23.08.2019 CDEPS do të aplikohet në të gjitha njësitë doganore, duke përfunduar kështu fazën e parë dhe më të rëndësishme të dixhitalizimit të procedurave doganore.

 

 

 

 

 

 

Me qëllim për përmirësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe tregtisë dhe për të lehtësuar trafikun përmes kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, sot 20.08.2019 në Shkup u nënshkruan protokolle të veçanta për zbatimin e Marrëveshjes për krijimin e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare ndërkombëtare Tabanovce (Republika e Maqedonisë Veriore) - Preshevë (Republika e Serbisë), midis institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë .

Më 4-5.09.2019, Drejtoria Doganore në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) dhe Bankën Botërore do të organizojnë punëtori rajonale për bashkëpunimin teknik për të plotësuar normat për aplikimin e konceptit të sistemit njësportel për doganim eksportues dhe importues dhe shkëmbimin e të dhënave. Në punëtorinë përveq përfaqsuesve të drejtorive doganore të CEFTA vendeve, pjesmarës të agjensive kufitare veterinare dhe fitosanitare, do të marrin pjesë edhe përfaqsues të të gjitha agjensive të përfshira në procesin për dhënje të lejes për import dhe eksport të mallrave. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të UNECE, Banka Botërore, IFC dhe Komisioni Evropian.

Gjatë tre javëve të fundit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar disa përpjekje për kontrabandë të mallrave, ku përkohësisht janë konfiskuar pajisje dhe mjete dore elektrike, stoli Swarovski, veshje, devize,  turbina kamionësh, telefona celularë dhe pjesë të celularit dhe të tjera.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Serbisë më 12.07.2019 nënshkruan një Marrëveshje për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar Tabanovce - Preshevë. Kështu, të dy vendet janë të parat në Ballkanin Perëndimor që fillojnë kontrollin e përbashkët të kufijve. Fillimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta pritet deri në fund të gushtit 2019.