Në drejtim  të digjitalizimit të proceseve të punës, Drejtoria Doganore ka filluar me aktivitetet e projektit E-Dogana, nëpërmjet të cilit është planifikuar përdorimi i sistemit të ri për përpunimin e deklaratave doganore (CDEPS).

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan një përpjekje për kontraband të drogës dhe disa përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ndërsa përkohësisht u konfiskuan mjete elektrike, biçikleta elektrike, autopjesë, këpucë, veshje, pajisje për skijim, cigare, pej për qepje dhe falsifikime.

Në periudhën prej 05.02. deri më 14.02.2019, Drejtoria doganore ka mbajtur trajnime paraprake për 36 trajnues- kandidatë të cilët kanë për qëllim të japin   provim për përfaqësues në procedurat doganore.

Sot (14.02.2019) në zyrat e Drejtorisë Doganore u mbajt një mbledhje protokolare ndërmjet Drejtorit dhe përfaqësuesve të drejtorisë së Doganës dhe Ambasadorit të Republikës së Francës, H.E. Kristian Timonie me bashkëpunëtorët e tij.

Duke i ndjekur trendet e Bashkimit Evropian për digjitalizimin e të gjitha aspekteve nga puna doganore, Drejtoria Doganore sot i promovoi kurset për mësim elektronik të përkthyera  dhe të përshtatura në gjuhën maqedonase.

Më 6 shkurt të vitit 2019, me iniciativë të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, u realizua  vizitë pune në Drejtorinë Doganore të Republikës së Kosovës.  

Drejtori i Drejtorisë doganore sot vizitoi njësinë doganore Shkupi 4 (1014) në kuadër të pilot projektit për instalimin e E-dogana.

Ju njoftojmë se sot (05.02.2019) do të lëshohet  në përdorim version i ri i sistemit njësportel  për import, eksport dhe tranzit të mallrave dhe kuotave tarifore - EXIM. Versioni i ri i EXIM është i integruar me sistemin e ri për deklaratat e përpunimit dhe dokumentet e akcizës (CDEPS)  dhe sistemit  Mjedis i integruar Tarifor (MIT), dhe njëkohësisht është modernizuar me funksionalitet të ri për operatorët ekonomikë.

Gjatë dy javëve të fundit, doganierët zbuluan disa  përpjekje për kontrabandimin e mallrave të ndryshme, ku përkohësisht janë konfiskuar  devize, stoli argjendi,  pajisje për sherbim të autove, pajisje saldimi, autopjesë, mjete, cigare, kafe në kokërr, mallra teknike, veshmbathje, kozmetikë, municione për pistoleta me gaz, shtesa ushqimore dhe falsifikime.

Në bazë të nenit 22 dhe 23 të Ligji për marrëdhënie të punës Tekst i pastruar – (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 62/05, 106/08. 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16 dhe 120/18) dhe në lidhje me nenin 14, nenin 22 paragraf 1 alineje 2, paragraf 3, paragraf 8, paragraf 13 dhe paragraf 14 i Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 27/2014, 199/2014, 27/2016 dhe 35/2018), Rregullore për organizim dhe punë të Drejtorisë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 04-065421/15-0012 të datës 21.06.2016 dhe 01-065421/15-0035 të datës 09.07.2018. Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës në Drejtorinë doganore numër 02-14736/1 të datës 06.10.2015, numër 01-065421/15-0007 të datës 25.02.2016 dhe numër 01-065421/15-0013 të datës 21.06.2016 dhe numër 04-065421/15-0035 të datës 09.07.2018 dhe njoftimi nga Ministria e financave numër 18-18539/2 të datës 28.12.2018 dhe numër 18-774/2 të datës 29.01.2019, Drejtoria doganore shpall: