Rikujtim i udhëtarëve rreth të drejtave dhe detyrimeve të tyre gjatë bartjes së parave nga aspekti doganor. Drejtoria e doganave riaktivizon fushatën rreth informimit të udhëtarëve që hyjnë, dalin ose transitojnë nëpër Republikën e Maqedonisë rreth të drejtave dhe detyrimeve të tyre lidhur me bartjen e parave gjatë hyrjes/daljes, që e kemi filluar në gusht të vitit të kaluar.

Përfaqësues të lartë të Drejtorisë së doganave, në periudhë prej 30 deri 31.03.2015, merr pjesë në takimin e parë të Grupit punues për bashkëpunim gjatë lehtësimit të zhdoganimit të përbërë nga përfaqësues të Maqedonisë, Kinës, Hungarisë dhe Serbisë. Mbledhja është mbajtur në Shangai, Republikën Popullore të Kinës.

Një delegacioni i Drejtorisë së doganave të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga drejtorja Radeska Krstevka më 23 mars 2015 mori pjesë në takimin 158-të të Grupit Punues të EU-EFTA mbi transitin dhe lehtësimin e formaliteteve në tregtinë në mallra, i cili u mbajt në Bruksel, Belgjikë.

Gjatë periudhës prej 16 deri më 20 mars 2015 në Qendrën rajonale të trajnimit të Organizatës botërore doganore në Shkup (QRT), po zhvillohet Mbledhje pune rreth planifikimit strategjik, destinuar për udhëheqësit e nivelit të mesëm. Trajnuesit e trajnimit janë ekspertë nga Organizata botërore doganore.

Më datë 26.03.2015 në Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë, është mbajtur takim pune mes përfaqësuesve të kompanive anëtare të Këshillit të investitorëve të huaj dhe delegacionit të Drejtorisë së doganave, e paraprirë nga drejtorja z-nja Natasha Radeska Krstevska.