Предмети од историска и културна вредност

Trashëgimia kulturore paraqet të mira materiale dhe jomateriale që vijnë si shprehje e dëshmisë së veprimtarisë njerëzore nga e shkuara dhe e tashmja ose si vepra të përbashkëta të njeriut dhe natyrës, për shkak të vlerave arkeologjike, etnologjike, historike, artistike, arkitektonike, urbanistike, ambientale, teknike, sociologjike, të vlerave shkencore, cilësive, përmbajtjes ose funksioneve, kanë domethënie kulturore dhe historike dhe për shkak të mbrojtjes së tyre dhe përdorimit që gjenden nën regjimin juridik.


Trashëgimia kulturore nga domethënia e veçantë (si mbrojtje e përmbledhjes së mbrojtjes nga muzetë) nuk guxon eksportuar. Trashëgimia kulturore që nuk është nën ndalimin e përgjithshëm të eksportit, si dhe e mirë që paraqet pasuri nacionale, mund të eksportohet vetëm me leje të Drejtorisë për mbrojte të trashëgimisë kulturore.
Të mirat që nuk kanë karakter të trashëgimisë kulturore dhe që nuk i nënshtrohen regjimit të mbrojtjes, respektivisht eksporti ose transferimi i tyre nga vendi është i lirë, janë si më poshtë:

  • Riprodhime
  • Kopje të eksponateve nga muzetë (aktivitete ose objekte tjera nga muzetë), të përcjellja me një vërtetim përkatës, me të cilën përgatitet kopja, origjina e objektit origjinal dhe institucioni që e ka lëshuar.