Стока која не се пријавува

Shtetasit e Maqedonisë dhe ata të huaj janë liruar nga pagimi i detyrimeve të importit (dogana, TVSH dhe akciza) për:

• Malli për përdorim personal gjatë qëndrimit (bagazhi personal)*

• Prodhime duhani:

  • 200 cigare, ose
  • 100 cigarillo (cigare me peshë maksimale pre 3 gram për copë), ose
  • 50 puro, ose
  • 250 gram duhan për tymosje, ose
  • Sasia proporcionale e përpunimeve të ndryshme të duhanit

• Alkool dhe pije alkoolike:

  • Pije alkoolike dhe të distiluara me përqindje të alkoolit mbi 22%: 1 litër ose
  • Pije alkoolike dhe të distiluara dhe pije me bazë alkoolike ose të verës me përqindje të alkoolit që nuk tejkalon 22%: 2 litra dhe
  • Verë: 2 litra dhe

• Parfume: 50 ml

• Kolonje : 250 ml.

Lirime për prodhime të duhanit dhe alkoolit dhe pijeve alkoolike nuk vlejnë për udhëtarë më të ri se 18 vjet.

Udhëtarët e vendit janë të liruar nga detyrime të importit për import të mallit nga natyra jo komerciale me vlerë deri më 350 euro. Në këto 350 euro lirim nuk përfshihen pijet alkoolike, përpunimi i duhanit, parfumet dhe tualeti.