Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE
 
 
 
Me qëllim që të shmangen shpenzimet e panevojshme dhe problemet gjatë importit të automjeteve, Drejtoria doganore rekomandon që gjatë doganimit të automjeteve nga vendet e huaja, si dhe automjetet me targa regjistrimi të huaj të cilat gjenden në vendin tonë ndërsa i drejtojnë personat me vendqëndrim të rregulluar në vend të huaj, veçanarisht të kenë kujdes për këto plotësime në vijim:
 
  1. Zbatimi i kushteve për homologim
 
Kontrolli i kushteve për homologim para se të blehet makina në vend të huaj tek organet e autorizuar:
-          AMSM SHËRBIME HOMOLOGIMI DOEL Shkup, stacioni i inspektimit “Shkup- Çair”, “Veles” dhe “Manastir”
-          FAKULTETI I MAQINERISË në Shkup, stacioni i inspektimit, “Zona industriale Hekurana”
-          SH.A AUTOMAKEDONIJA nga Shkupi, rr Mito Haxhivasilev, Stacioni i inspektimit “Staklarnica”
-          KONFORMA DOEL Shkup, bul. Ilinden nr. 138 A, vendi i inspektimit “IM 1- Veles” “IM 2- Radovish” dhe “ IM3 – Prilep”.
-          ASUC “Boro Petrushevski” nga Shkupi, bul. “Aleksandar Makedonski” 26b; Vendi i inspektimit ASUC “Boro Petrushevski”
 
Procedura doganore zbatohet dhe të dhënat paguhen para se të kryhet kontrolli teknik për pajtueshmëri me kushtet e homologimit. Në qoftë se automjeti nuk i plotëson këto kushte, importuesi nuk do të mundë ta regjistron automjetin dhe do të përballet me shpenzime të mëdha të panevojshme për kthimin e automjetit në vend të huaj
 
  1. Dokumentet e nevojshme për zbatimin e procedurës doganore:
 
Gjatë doganimit të automjeteve, të nevojshëm janë dokumentet në vijim:
-          Librezë origjinale për automjetin
-          Faturë origjinale, marrëveshje shitë-blerje ose, nëse importuesi më gjatë e ka automjetin duhet deklaratë për vlerën.
 
Që të mund të vërtetohet vlera doganore, është e nevojshme të dorëzohen të dhënat minimale në vijim:
-          tipi,
-          marka
-          modeli
-          lloji i automjetit
-          karburanti
-          numri i dyerve
-          viti i prodhimit
-          vëllimi i motorit
-          fuqia e motorit
-          niveli i pajisjeve (për shembull, niveli i pajisjeve për VOLKSVAGEN GOLF: comfortline, trendline, highline etj)
 
Tek automjetet transportuese, furgone, autobusa, kamiona, rimorkio dhe gjysëmrimorkio, përreth kushteve të theksuara është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhëna minimale:
-          numri i boshteve
-          distanca ndërboshtore
-          masa e vetë
-          kapacitti i bartësit të lejuar
-          ngarkim i lejuar sipas boshteve
-          gjatësia-gjerësia-lartësia
-          lloji i kabinës (tek furgonet)
 
  1. Kontrolli i të dhënave të theksuara në dokumentet për shitëblerje dhe dokumentetet tjera të bashkangjitura, përkatësisht duke krahasuar numrirn e shasisë të automjetit me atë të theksuar në marrëveshjen shitëblerje dhe librezën e qarkullimit gjatë blerjes
 
Herë pas here ndodhë që numri i shasisë të theksuar në marrëveshjen për shitëblerje të dallohet nga numri i shasisë të automjetit, i cili sjell probleme gjatë zbatimit të procedurës doganore, procedurës për homologim dhe në regjistrimin e automobilave.
 
  1. Gomat e përdorura për automobila
 
Shpesh ndodhë që gjatë blerjes së automobilit, me të të mirren edhe një set të dytë të gomave (verës dhe dimrit). Me qenë se importi i gomave të përdorura është i ndaluar, kompleti i dytë i gomave nuk guxon të futet në Republikën e Maqedonisë.
 
  1. Nxerrja e targave të huaja nga Republika e Maqedonisë
 
Targat e rregullta të nxjeren nga Republika e Maqedonisë kur të fillon procedura doganore. Nëse nxjerren para fillimit të procedurës ajo paraqet kundërvajtje doganore.
 
  1. Siguri i dëshmisë për prejardhje – EUR 1 ose Deklaratë në faturë
 
Nëse automobilat janë me prejardhje nga vendet anëtare të Unionit Evropian dhe për të njëjtit është siguruar dëshmi për prejardhje- Vërtetim për qarkullim EUR 1 ose deklaratë në faturë atëherë paguhet përqindja doganore e zvogëluar prej 1% ( e rregullt 5%). (ligji i miratuar, hynë në fuqi nga dita e shpalljes në Gazetë zyrtare).
 
  1. Njësia doganore ku zbatohen procedura për doganimin e automobilave
 
Doganimi i automobilave të përdorur kryhet nga autoritetet vendore, përkatësisht sipas vendbanimit të importuesit, në njësitë doganore në vijim:
-          NJËSIA DOGANORE SHKUP 1, rr. “Kolektorka” Shkup
-          NJËSIA DOGANORE SHKUP 2, rr. 34 pn Shkup
-          NJËSIA DOGANORE SHKUP 3, rr. “Korpusi 15” nr. 2 Shkup,
-          NJËSIA DOGANORE KUMANOVË, rruga magjistrale M1 Tabanovc- Kumanovë, 7 km nga Tabanovca.
-          NJËSIA DOGANORE SHTIP, rr. “Bregalniçka” pn Shtip
-          NJËSIA DOGANORE Gjevgjeli, vendkalimi kufitar Bogorodicë:
-          NJËSIA DOGANORE Manastir “Kravarski pat” pn Manastir
 
  1. Procedura për doganimin e automobilave
 
Zakonisht procedura doganore për automobilat e përdorur zbatohet në mënyrën në vijim:
Me arritjen në vendkalimin kufitar, tek përfaqësuesi i autorizuar (shpediter) përgatitet deklarata tranzite me të cilin automjeti dërgohet në doganim në njësinë e brendshme doganore. Përreth arkëtimit të shpenzimeve, shpesh herë shpedicioni kërkon që të bashkangjitet depozit i gatshëm i cili i kthehet importuesit pas përfundimit të procedurës tranzite në njësinë e brendshme
Pas arritjes në njësinë e brendshme, fillon procedura doganore e importit ose depozitimit, në varfshmëri nga nevojat e importuesit ose mënyra e punës të njësisë doganore. Deklaratën doganore e përgatit me përfaqësues të autorizuar (shpediter).
 
  1. Procedura e doganimit të automobilave të cilat gjenden në Republikën e Maqedonisë
 
Automjetet me targa të huaj të cilat gjenden në Republikën e Maqedonisë dhe i drejtojnë personat me qeëndrim të rregulluar në vend të huaj, mund ta fillojnë procedurën e doganimit pa procedurë tranziti në vendklaimin kufitar, gjegjsëisht mund direkt të paraqiten në njësitë doganore ku zbatohet procedura për doganimin e automobilave.
 
  1. Afati për përfundimin e procedurës tranzite
 
Afati për përfundimin e procedurës tranzite nga vendkalimi kufitar deri tek njësia doganore për doganim zakonisht është 1 ditë.
 
Mosrespektimi i afatit paraqet kundërvajtje doganore, për të cilin është paraparë dënim mandate prej 50 euro në kundërvlerë denarë për person fizik ose nëse importuesi është person juridik dënimi është 50 euro përf personin përgjegjës në personin juridik dhe 250 euro për personin juridik.
 
  1. Çka është baza akcize
 
Baza akcize është vlera doganore të vërtetuar në pajtim me dispozitat doganore të rritur për shumën e doganës. Në vlerën doganore përfshihen dhe shpenzimet transportuese dhe shpenzimet për sigurim nëse ka.    
Mbrapa 

I krijuar nga Admin3 ne 2010-03-18
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34359

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia