|
Njoftim për mundësinë e rregullimit të statusit të automjeteve me targa të huaja të cilat i drejtojnë personat me qëndrim të rregulluar në vend të huaj
Me ndryshimin e shumë dispozitave janë zvogëluar të dhënat për import dhe është thjeshtëzuar procedura e doganimit të automjetëve të pasgjerëve të përdorur. Këto lehtësime kanë të bëjnë edhe për automjetet me targa të huaj të cilët i drejtojnë personat me qëndrim të regullar në vend të huaj.
Meqënëse pjesë e ndryshimeve janë të përkohshme, apelojmë që pronarët e automjetëve të tilla të cilët kanë për qëllim ta rregullojnë statusin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi sa më shpejtë.
Përparësitë për import të këtyre automjeteve janë në vijim:
- Ndryshimi i kushteve për import dhe regjistrimi i automjeteve:
Me ndryshimin e rregullores, deri ka mesi i gushtit 2010 mundësohet importi i automjetevë të pasagjerëve me euro 1 standard, në varësi të modelit të automjetit në moshë edhe deri më 18 vjet. Në 6 vjetët e ardhshëm është mundësuar importi i automjeteve të cilët plotësojnë standarde euro 2.
Gjithashtu, procedura për kontrollin e plotësimit të kushtve teknike (homologacion) kryhet pas përfundimit të procedurës doganore, që mundëson automjetet nuk duhen të vendosen në depo doganore me çka zvogëlohen shpenzimet për zbatimin e procedurës.
- Zvogëlimi i akcizave:
Me ndryshimin e Ligjit për akciza, akciza llogaritet në bazë të vlerës së automjetit ( vlera doganore rritur për shumën e doganës), dhe për automjetet me vlerë më të vogël është 0 ose shumë e ulët ( 0 deri më 3000 euro, 0,5% deri më 4000 euro, 1% deri 5000 euro, 1,5% 6000 euro)
Para ndryshimeve të Ligjit akciza është llogaritur në bazë të vëllimit të motorit në cm³, gjegjësishtë deri më 1000 cm³ akcizë nuk kishte, prej 1000 deri 1500 cm³ akciza ishte 15000 denarë, deri më 2000 cm³ akciza ishte 74000 denarë deri më 2500 cm³ 160000 denarë etj.
- Zvogëlimi i doganës :
Me ndryshimin e Ligjit për tarifë doganore, përqindja doganore për automjetet e përdorur është zvogëluar prej 10% në 5%, gjegjësishtë prej 2% në 1% për automjete të prodhuara në Unionin evropian ( për zbatimin e përqindjes së zvogëluar është e nevojshme dëshmi për prejardhje EUR- 1 ose deklaratë me faturë).
- Zgjatja e afatit të qëndrimit ( import i përkohshëm) të automjeteve të pasagjerëve me targa të huaja të cilët i drejtojnë personat me qëndrim të rregulluar në vend të huaj
Me qëllim që të jepet afat plotësues për rregullimin e statusit të këtyre automjeteve, me ndryshimin e Urdhëresës për zbatimin e Ligjit doganor, afati për import të përkohshëm të automjeteve të cilët kanë hyrë në RM deri më 05.02.2010 është vazhduar deri më 30.09.2010. Pas kësaj date afati i qendrimit i këtyre automjeteve është 6 muaj në 12 muajit e fundit. Tejkalimi i këtij afati paraqet kundërvajtje doganore.
- Mundësia e doganimit pa procedurë tranziti:
Automjetet me targa të huaja të cilët gjenden në RM dhe i drejtojnë personat me qëndrim të rregulluar në vend të huaj, mund të fillojnë me procedurën e doganimit pa procedurë tranziti në vendkalimi kufitar, përkatësisht mund direkt të paraqiten në njësitë doganore ku zbatohet procedura e doganimit të automjeteve.
- Krahasimi i të dhënave sipas dispozitave të reja dhe të vjetra:
|
Fiat punto 1998, 1108 cm³, 40 kw
|
|
Lloji i të dhënave
|
Sipas ndryshimeve
|
Para ndryshimeve
|
Dallimi
|
|
Dogana (5%)
|
3,931.00
|
7,862.00
|
3.931.00
|
|
Akciza
|
0
|
15.000,00
|
15.000,00
|
|
TVSH
|
15.490,00
|
18,898.00
|
3408.00
|
|
Taksa ekologjike
|
3,500.00
|
3.500.00
|
0
|
|
Gjithsejtë (denarë)
|
22,921.00
|
45,260.00
|
22,339.00
|
|
Golf 4, 2000, 1595 cm³, 74 kw
|
|
Lloji i të dhënave
|
Sipas ndryshimeve
|
Para ndryshimeve
|
Dallimi
|
|
Dogana (1%)
|
2.552.00
|
5.104.00
|
2.552.00
|
|
Akciza (1%)
|
2.578.00
|
74.000.00
|
71.422.00
|
|
TVSH
|
47.582.00
|
60.177.00
|
12.595.00
|
|
Taksa ekologjike
|
4.000.00
|
4.000.00
|
0
|
|
Gjithsejtë (denarë)
|
56.712.00
|
143.281.00
|
86.569.00
|
|
Audi A4, 2000, 2496 cm³, 110 kw
|
|
Lloji i të dhënave
|
Sipas ndryshimeve
|
Para ndryshimeve
|
Dallimi
|
|
Dogana (5%)
|
17.223.00
|
34.446.00
|
17.223.00
|
|
Akciza (1.5%)
|
5.425.00
|
160.000.00
|
154.575.00
|
|
TVSH
|
66.980.00
|
97.003.00
|
30.023.00
|
|
Taksa ekologjike
|
5.000.00
|
5.000.00
|
0
|
|
Gjithsejtë (denarë)
|
94.628.00
|
296.449.00
|
201.821.00
|
- Automjeti a i përmbush kushtet e homologimit mund të kontrollohet tek organet e autorizuara në vijim:
|
- AMLM SHËRBIME HOMOLOGIMI DOEL Shkup, stacioni i inspektimit “Shkup- Çair”, “Veles” dhe “Manastir”
- FAKULTETI I MAQINERISË në Shkup, stacioni i inspektimit, “Zona industriale Hekurana”
- SH.A AUTOMAKEDONIJA nga Shkupi, rr Mito Haxhivasilev, Stacioni i inspektimit “Staklarnica”
- KONFORMA DOEL Shkup, bul. Ilinden nr. 138 A, vendi i inspektimit “IM 1- Veles” “IM 2- Radovish” dhe “ IM3 – Prilep”.
- ASUC “Boro Petrushevski” nga Shkupi, bul. “Aleksandar Makedonski” 26b; Vendi i inspektimit ASUC “Boro Petrushevski”
Procedura doganore zbatohet dhe të dhënat paguhen para se të kryhet kontrolli teknik për pajtueshmëri me kushtet e homologimit. Në qoftë se automjeti nuk i plotëson këto kushte, importuesi nuk do të mundë ta regjistron automjetin dhe do të përballet me shpenzime të mëdha të panevojshme për kthimin e automjetit në vend të huaj
Dokumentet e nevojshme për zbatimin e procedurës doganore:
Gjatë doganimit të automjeteve, të nevojshëm janë dokumentet në vijim:
- Librezë origjinale për automjetin
- Deklaratë për vlerën , nëse automjeti më gjatë është në pronësi të importuesit ose marrëveshje e shitjes, faturë.
Që të mund të vërtetohet vlera doganore, është e nevojshme të dorëzohen të dhënat minimale në vijim:
- tipi,
- marka
- modeli
- lloji i automjetit
- karburanti
- numri i dyerve
- viti i prodhimit
- vëllimi i motorit
- fuqia e motorit
- niveli i pajisjeve (për shembull, niveli i pajisjeve për VOLKSVAGEN GOLF: comfortline, trendline, highline etj)
Njësia doganore ku zbatohen procedura për doganimin e automobilave
Doganimi i automobilave të përdorur kryhet nga autoritetet vendore, përkatësisht sipas vendbanimit të importuesit, në njësitë doganore në vijim:
- NJËSIA DOGANORE SHKUP 1, rr. “Kolektorka” pn Shkup
- NJËSIA DOGANORE SHKUP 2, rr. 34 pn Shkup
- NJËSIA DOGANORE SHKUP 3, rr. “Korpusi 15” nr. 2 Shkup,
- NJËSIA DOGANORE KUMANOVË, rruga magjistrale M1 Tabanovc- Kumanovë, 7 km nga Tabanovca.
- NJËSIA DOGANORE SHTIP, rr. “Bregalniçka” pn Shtip
- NJËSIA DOGANORE GJEVGJELI, vendkalimi kufitar Bogorodicë:
- NJËSIA DOGANORE MANASTIR “Kravarski pat” pn Manastir
Cila është baza e akcizes
Baza akcize është vlera doganore të vërtetuar në pajtim me dispozitat doganore të rritur për shumën e doganës. Në vlerën doganore përfshihen dhe shpenzimet transportuese dhe shpenzimet për sigurim nëse ka.
|
|
|
|