.jpg) Me rastin e festës së doganës, Drejtoria doganore në bashkëpunim me Entin Shtetëror për Transfuziologji, më 12 prill 2010 ka organizuar aksion për dhënjen e gjakut.
Të punësuarit në Drejtorinë doganore treguan humanitetin dhe vetëdije për rëndësinë e dhënjes së gjakut. Në aksionin të organizuar në tre pika në vend, më shumë se 100 të punësuar në Drejtorinë doganore kanë dhuruar gjak, ku janë mbledhur mbi 100 njësi gjak.
Enti shtetëror për transfuziologji përshëndeti interesin e treguar nga ana e nëpunësve doganor për dhënjën e gjekut dhe gatishmërinë në shpëtimin e jetës së njerëzve. Drejtoria doganore synon që veprimet e tilla të bëhen një traditë, të organizuar për çdo vitë me rastin e 14 prillit Ditën e drejtorisë doganore.
Në oret e pasdites ekipet e Drejtorisë doganore dhe ARM- logjistikë kanë luajtur një ndeshje miqësore futbolli në fushën e ARM në parkun e qytetit në Shkup. Ndeshja kaloi në një lojë korekte dhe disponim të mirë. Pjesëmarrësit kanë treguar interes që ndeshjet e tilla miqësore të organizohen më shpesh.
|