|
Më 14 prill Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë shënoi 18 vjetorin e pavarësisë, sovranitetin e fituar dhe kontrollin ndaj tarritorit doganor të Republikës së Maqedonisë. Me sjelljen e Ligjit për Drejtorinë doganore në vitin 1992, shërbimi doganor është themeluar si organ i pavarur i administratës shtetërore të RM. Me këtë shteti fitoi sovranitetin dhe kontrollin ndaj territorit të saj doganor. .jpg)
Në ceremoninë që shënonte përvjetorin ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Qeverisë, përfaqësues të misioneve diplomatike – konzullare, instutucionet shtetërore, përfaqësues të bashkësisë së biznesit, shoqeatat e tyre dhe bashkëpunëtor të tjerë të Drejtorisë doganore.
Ceremoninë e hapi z. Zoran Stavreski nënkryetar i qeverisë dhe Ministër i Financave, i cili përshëndeti reformat dhe punën e suksesshme të Drejtorisë doganore dhe ua uroj festën të gjithve nëpunësve doganor.
Drejtori i Drejtorisë Doganore prezantoi raportin vjetor për punën e Drejtorisë Doganore, ku u prezentua edhe sistemi i ri elektronik për menaxhimin me dokumentet, të kyqur në fillim të këtij viti.
Festimi i ditës së doganës edhe këtë vit u shfrytëzua si mundsi për shprehjen e falemenderimit të bashkëpunëtorëve tonë të regullt dhe partnerëve, si dhe për shpërblimin e nëpunësve doganor dhe njësive doganore të cilat janë treguar në kryerjen e detyrave të veta. Shpërblimet dhe mirënjohjet ua dorozojë Drejtori i Drejtorisë doganore.
Me këtë rast janë shpërndarë pllaka doganore për:
-
Sektorin për informatik dhe telekomunikacion pranë MPB, për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e përmirësimit të kapacitetit informatik dhe telekomunikativ të dy instutucioneve,
-
z. Mile Janakieski, Ministër i transportit dhe lidhjeve, për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm në fushën e lehtësimit të tregtisë dhe transportit,
-
Shkëlqesia e saj zonja Simone Filipini, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës, për përkrahjen shumëvjeçare në relaizimin e programit bilateral për bashkëpunim mes Drejtorisë doganore të RM dhe Mbretërisë së Holandës, e cila ka kontribuar për përforcimin kapacitetit instutucional të Drejtorisë doganore.
-
Akademija për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve publik, për bashkëlpunimin e suksesshëm dhe përkrahjen në fushën e përvetësimit të njohurive të reja dhe eksperiencën e nëpunësve doganor..jpg)
-
Oda e Maqedonisë veriperendimore, për bashkëpunimin e suksesshëm dhe pjesëmarrjen aktive në punën e trupit këshillëdhënës, i themeluar për të forcuar partneritetin midis doganave dhe komunitetit të biznesit, me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe të transportit.
-
Znj Emilija Belogaska, Këshilltar për çështje ekonomike pranë delagacionit të Unionit Evropian në RM, për bashkëpunimin e suksesshmën në realizimin e projekteve për ndihmë teknike të UE për përparimin e punës dodganore.
Për mbështetjen e jashtëzakonshme, angazhim dhe bashkëpunim të suksesshëm në realizimin e Konferencës së Drejtorëve të administratave doganore nga rajoni i Evropës të OBD të mbajtur në Ohër më 15-16 mars 2010 u shpërndanë pllaka doganore për:
-
Znj Maja Ivanova,
-
Maestro Boris Trajanov, Ambasador i paqës në UNESKO,
-
Mitropoliti i Dibrës-Kërçovës z. Timotej,
-
Ansambli i këngëve dhe valleve “Tanec”.
Pas vdekjes, pllakë doganore iu dorëzua edhe znj. Gabriela Konevska – Trajkovska për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin në promovimin e Drejtorisë doganore, si e punësuar në Drejtorinë doganore, Drejtoreshë e qendrës SEKI në Bukuresht Rumani dhe zëvendës kryetare e Qeverisë së RM.
Drejtoria doganore e RM, për rezultatet e arritura në punë, pllakë doganore i ka dorëzuar edhe njësisë doganore Tabanovc- Autostradë pranë doganës së Kumanovës, si njësi doganore më e mirë për vitin 2009, sipas rezultateve të arritura në zbulimin e kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale, të ardhurat e mbledhura dhe vëllimin e punës. Pllakë iu është dhuruar edhe njësisë doganore Shkup 3 pranë Doganës së Shkupit, si njësi doganore e brendshme më e mirë për vitin 2009, sipas rrezultatave të arritura në fushën e mbledhjes së të ardhurave, vëllimit të punës dhe zbulimit të kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale.
Për rezultate të veçanta në ndalimin dhe zbulimin e një numri të madh të kundërvajtjeve doganore dhe veprave penale në vitin 2009 në njësinë doganore Bllacë, Drejtoria doganore i dhuroi mirënjohje nëpunësit doganor z. Jordan Trajkovski nga njësia doganore Bllacë.
Të njëjtën ditë, në drejtorinë doganore të punësuarit e ri, pas përfundimit të punës provuese dhe trajnimit të nevojshëm, para Drejtorit të drejtorisë doganore kanë dhënë betimin solemn se do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e RM dhe se në mënyrë profesionale, efikase dhe të ndershme do ti kryejnë detyrat e tyre. Punonjësit që kanë bërë 10, 20 dhe 30 përvoje pune në shërbimin doganor iu është dhuruar arri dhe argjend.
Në shënimin e solemnitetit paraprinë edhe ngjarje tjera.
Më 12 prill 2010, është mbajtur aksion për dhënjen e gjakut ku më shumë se 100 punonjës të drejtorisë doganore në 3 pika kanë dhuruar mbi 100 njësi gjak..
Në orët e pasdites, ekipet e Drejtorisë doganore dhe ARM- logjistikë, kanë luajtur një ndeshje miqësore futbolli në fushat e ARM në parkun e qytetit në Shkup.
Nesër (më 15 prill 2009) në kuadër të aktiviteteve me rast të ditës së Drejtorisë doganore, në Fakultetin Ekonomik në Shkup, këshilltari i drejtorisë doganore Gjorgji Naumovski dhe eksperi i UE për procedura doganore, Jarosllav Ile do të zhvillojnë prezantim me temë “ Obligimet dhe sfidat e shërbimit doganor për plotësimin e standardeve për anëtarsim në UE para dhe pas kyqjes së RM në UE” para studentëve dhe profesorëve nga Fakulteti Ekonomik dhe Juridik në Maqedoni dhe përfaqësuesve nga trupi këshillues. |