| Të nderuar vizitor,
Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare. Së dyti,sepse praktikat dhe procedurat doganore kanë ndikim direkt të konkurrencës të kompanive tona. Së treti,sepse Drejtorisë së Doganës iu është dhënë besimi për rolin e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë të qytetarëve tanë nga rreziku i mallrave të falsifikuar dhe kontrabandës.
Dogana duhet ti’u përgjigjet sfidave të globalizimit. Dogana patjetër të jetë e përgatitur me mjete përkatëse për ta zmadhuar sigurinë tonë,njëkohësisht lehtësimin dhe thjeshtësimin të procedurave doganore. Ne nuk mund të ikim nga përgjegjësia për ta mbrojtur shoqërinë,ekonominë tonë dhe mjedisin jetësor nga rreziqet që na kanosen. Rreziqet në kohën tonë janë të ndryshëm dhe shpejtë ndryshojnë,siç janë terrorizmi ndërkombëtar,falsifikime dhe mbeturinat të cilat e dëmtojnë mjedisin jetësor.
Tregtia ndërkombëtare është karakteristikë kyçe për ekonomin tonë,sepse bëhet këmbimi i mallrave dhe resurseve të cilat i nevojiten çdo shoqërie. Ajo do të thotë,se përreth hapjes së tregjeve evropiane për mallrat tonë,ne duhet ta thjeshtësojmë deri në shkallë më të lartë procedurën doganore,nëpërmjet procedurave doganore të shpejta,efikase dhe transparente. Jam i bindur se në internet faqen do të gjeni informata praktike dhe shfrytëzuese për punën doganore dhe se informatat dhe shërbimet e prezantuara do të kontribuojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet doganës dhe sektorit privat.
Me respekt VANÇO KARGOV Drejtor
|