.JPG) Në javën e kaluar, gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendshme doganore, nëpunësit doganor kanë ndalur disa tentime për hyrje dhe dalje të mallrave të falsifikuar dhe të padeklaruar.
Për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për falsifikat të markave të mbrojtura tregatare përkohësisht janë konfiskuar:
- 372 palë atlete Adidas dhe 300 karrikues për celularë Nokia, të zbuluar gjatë kontrollitt detal të kamionit me targa të Turqisë i drejtuar nga shtetasi i Turqisë i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Kina të dedikuar për importues nga Kosova.
- 12 palë xhins Levis dhe80 maica Armani të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të mallit me prejardhje nga Republika e Turqisë, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup 1 nga firma importuese nga Strumica.
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale, Drejtoria doganore do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
Përeth kësaj, përkohësisht është konfiskuar edhe malli i padeklaruar në vijim:
Në vendkalimin kufitar Tabanovce – Autostradë
- 1.530 materiale dhe instrumente stomatologjike, të zbuluar në hapësirat e bagazhit të automobilit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë, i drjtuar nga shtetasi i Bullgarisë i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- Autostradë.
- 1 telefon celularë – BlackBerry dhe 1 aparat fotografik digjital – SOBNY Lens G, të zbuluar në automobil të pasagjerëve me targa të Zvicrës, të drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc- Autostradë.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë
- 43 steka cigare Karelia Slims, Dunhill dhe Rothmans, të zbuluar gjatë kontrollit detal të automjetit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetasi i Bullgarisë i paraqitur për hyrje në vend. Malli i padeklaruar ka qenë i fshehur nën tapacir in e dyerve, nën kapakun e motorit dhe në hapësirat e bagazhit.
Në vendkalimin kufitar Bllacë
- 71 palë këpucë për femra, të zbuluar në hapësirat e bagazhit të autobusit me targa të Kosovës, i cili është paraqitur për hyrje në vend. Malli ka qënë në pronësi të një shtetasi të Maqedonisë i cili si udhëtar në autobus ka udhëtuar në realcionin Shkup-Prishtinë.
Në vendkalimin kufitar Mexhitli
- 15,6 kg fungicide të llojit Hopys Sungeta dhe 29 litra pesticide, Diziktol dhe Pyrinex, të cilët prfonari shtetas i Maqedonisë i ka deklaruar në hyrje të vendit por nuk ka poseduar leje për import nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe ekominizimin e ujërave.
Në vendkalimin kufitar Jazhincë
- 2 kompjutera personal të përdorur ( procesor, monitor LCD, tastaturë, mauos dhe kabllo) të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë të paraqitur për hyrje në vend.
Gjatë skanimit dhe kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë në vendkalimin kufitar Deve Bair ekipet mobile kanë zbuluar dhe konfiskuar 2 goma për pirunjer të llojit Orca. |