|
Drejtoria doganore e RM javën e kaluar, ka ngritur tre kallëzime penale kundër 3 personave juridik dhe 3 kundër personave fizik, nën dyshimin se kanë bërë vepra penale “Mashtrim doganor”.
Dy kallëzime penale janë ngritur kundër dy personave juridik nga Gostivari dhe personave të tyre përgjegjës shtetas të Maqedonisë nga Gostivari.
- Në rastin e parë, të akuzuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera doganore në shumë prej 462.454,00 denarë me parashtrimin e faturave të rrejshme. Me 12 deklarata doganore gjatë vitit 2008, të akuzuarit kanë doganuar bollgur misri dhe aroma të importuara nga Turqia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e parashtruara nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Turqisë, nga ku është marrë përgjigje se faturat orogjinale dallohen nga ato të parashtruara, gjegjësishtë vlera e përrgjithshme e mallit arrin 114.340.00 dollar amerikan.
- Në rastin e dytë, të akuzuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera doganore në shumë prej 409.599,00 denarë. Me dy deklarata doganore gjatë vitit 2009, të akuzuarit kanë doganuar pllaka graniti të importuara nga Kroacia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e parashtruara nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Kroacisë, nga ku është marrë përgjigje se faturat orogjinale dallohen nga ato të parashtruara, gjegjësishtë vlera e përrgjithshme e mallit arrin 27.715,14 euro.
Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës të tij, shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se gjatë vitit 2008 me paraqitjen e faturave të rrejshme, të akuzuarit i kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 307.737,00 denarë. Me tre deklarata doganore gjatë vitit 2008 të akuztuarit kanë doganuar mallra të ndryshëm me prejardhje nga Greqia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e parashtruara nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Greqisë, nga ku është marrë përgjigje se faturat orogjinale dallohen nga ato të parashtruara, gjegjësishtë vlera e përrgjithshme e mallit arrin 58.538,21 euro.
|