|
Drejtoria doganore e RM sot më 22.04.2010 ka ngritur dy kallëzime penale të reja kundër 2 personave juridik dhe 2 kundër personave fizik, nën dyshimin se kanë bërë vepër penale “Mashtrim doganor”.
· Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Kumanova dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Kumanova, për arsye se gjatë vitit 2006 me paraqitjen e faturave të rejshme të akuzuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 3.185.508 denarë. Me një deklaratë doganore në vitin 2006 të akuzuarit kanë doganuar pajisje për nxemje dhe ftohje të objekteve, me prejardhje nga Republika e Austrisë. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e vërtetë e mallit, Drejtoria doganore faturat i ka dërguar tek shërbimi doganor i Republikës së Austrisë, prej ku është marë përgjigje se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitur gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 197.134,69 euro.
· Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se gjatë vitit 2006 me paraqitjen e faturave të rejshme të akuzuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 944.066 denarë. Me tetë deklaratë doganore në vitin 2009 të akuzuarit kanë doganuar pemë dhe perime të freskët, me prejardhje nga Holanda. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e vërtetë e mallit, Drejtoria doganore faturat i ka dërguar tek shërbimi doganor i Holandës, prej ku është marë përgjigje se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitur gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 98.633,07 euro, me sqarim se me kërkesë të importuesit janë lëshuar fatura me vlerë më të ulët për shkak profitit ekonomik të tij.
|