Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NGRITJA E KALLËZIMEVE PËR PRODHIM DHE TREGTISË SË PAAUTORIZUAR TË NARKOTIKËVE
 
 
 
Drejtoria doganore e RM më 22.04.2010 ka ngritur kallëzim penal kundër 1 personi fizik shtetas i Republikës së Maqedonisë, nën dyshimin se ka bërë vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
 
Më 21.04.2010 në lagjen Crniçe në Shkup, në një aksion të organizuar nga Reparti për hetim, në xhepin e palltos të një personi kanë zbuluar 500 tableta me ngjyrë kremi dhe përbrëje të panjohur, të mbështjedhur në qese najlloni të bardhë. Gjatë testimit të parë tabletët janë dukur si amfetamin dhe metamfetamin.
 
Tabletat e dyshuara janë dërguar në ekspertizë në krim teknikë pranë MPB, ndërsa nga rezultatet e marra nga ekspertiza arriti në përfundim se komponentët aktive në fjalë 500 tabletat janë metamfetamin- substanca psikotrope, nxitës të sistemit nervor qendror.
 
Më konkretisht,
 
Më 18 të këtij muaji, i akuzuari ju ka paraqitur personit me iniciale N.N, nga i cili ka kërkuar që ti sjellë 500 tableta ekstaza  për një shumë prej 135.000 denarë, e cila  shumë do të paguhet pasi ti shesë tabletat.
 
Më 21 prill rreth orës 13:30 në banesën me qira i të akuzuarit në lagjen Crniçe ka arritur personi N.N i cili i ka sjellë tabletat e porositura më parë dhe të njëjtët i kanë tek ai.
 
Para se të dalë nga shtëpia i akuzuari i ka marrë tabletat të cilët kanë qenë të paketuara me qese najlloni, u ka vendosur në xhepin e majtë, dhe rreth orës 17:30 ka dalë në rrugën “Tome Arsovski” në lagjen Crniçe që të takohet me personin i cili është dashur të blejë tableta.  I akuzuari duke e pritur blerësin, dy inspektorë nga sektori për hetim pas infromatave të marrë më parë iu kanë afruar dhe gjatë kontrollit në xhepin e majtë të palltos janë zbuluar 500 tableta.  Në këtë mënyrë i akuzuari për shitje ka marrë substanca psikotrope edhe atë 500 tableta në formë të rrumbëllakët me ngjyrë kremi dhe me shtypje të logos “Ferari”, nga njëra anë.
 
Drejtoria doganore duke vepruar sipas urdhërave të gjykatësit hetues ka kryer kontroll në shtëpinë e pronarit të banesës dhe në hapësirat në të cilën përkohësisht ka banuar i akuzuari, ku janë zbuluar edhe 293 fara të paketuar në kuti plastike,  35 gramë bimë të thata me ngjyrë të gjelbërt dhe një tabletë me shenjë të shtypur të cilët janë dërguar në krim teknikë për ekspertizë.
 
Personi i akuzuar është arrestuar për shkak të dyshimit kryesor se është kryerës i veprës penale të dënuar sipas nenit 215 nga KP, ku është ngritur edhe kallëzim penal te Prokuroria Themelore Publike në Shkup.
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-04-23
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 2
Gjithsej vizitore: 34034

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia