.jpg) Doganierët në vendkalimin kufitar Bllacë dje (22.04.2010), kanë ndalur tentim për futjen e 130 litrave pije alkoolike të padeklaruar me marka kontrolli të Kosovës.
Në orët e mbrëmjes për hyrje në vend është paraqitur automjet i pasagjerëve Mercedes Benz 300 D me targa të Maqedonisë i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i cili nga ana e doganierëve është selektuar për kontroll detal. Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e poshtme tek karriget e përparme, në sirtaret për dokumente, në hapësirat për ventilim, nën kapakun e motorit, nën karriget e pasme dhe në vendin në mes bagazhit dhe karrigeve të pasme janë zbuluar 130 litra pije alkoolike me banderole Kosovare nga të cilat;
- 106 shishe Brendi Badel prej 1 litre dhe
- 24 shishe Shtok 84 prej 1 litre.
Malli i padeklaruar përkohësisht është konfiskuar, ndërsa kundër autorit Drejtoria doganore do të ngre procedurë përkatëse për vërtetimin e përgjegjësisë së tij.
|