|
Kontrollet e rregullta në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendshme doganore gjatë javës së kaluar, rezultoi në zbulimin dhe parandalimin e shumë përpjekjeve për futjen e mallrave të falsifikuar dhe padeklaruar në RM.
Për shkak dyshimit të arsyeshëm se bëhet fjalë për falsifikat të markave të mbrojtura tregtare përkohësisht janë konfiskuar:
- 600 palë këpucë sportive me logo të markave tregtare Reebok, Puma dhe Adidas, të zbuluar nga ana e ekipit mobil, gjatë kontrollit detal të automjetit transportues me targa të Turqisë, të drejtuar nga shtetas i Turqisë, i icli është paraqitur në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjeti ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Dubai të dedikuar për firmë importuese nga Shkupi.
- 433 prodhime tekstili (bluza, xhins, etj), me logo Dolce&Gabbana, Louis Vuitton dhe SK, të zbuluar gjatë kontrollit të mallit të deklaruar në njësinë doganore Shkup 1, nga ana e dy firmave importuese, njëra nga Manastiri e tjetra nga Gjevgjelia.
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e të drejtave nga pronësia intelektuale, Drejtoria doganore do të fillon procedurë për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
Përveç kësaj, përkohësisht është konfiskuar edhe malli i padeklaruar në vijim:
Reparti për punë operative
- 1.460 Oksigjen të lëngshëm, të zbuluar gjatë skanimit dhe kontrollit detal të kamionit me targa të Maqedonisë, të drejtuar nga shtetas Maqedon, i cili për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë është deklaruar si i zbrazët.
- 800 bateri alkaline, Sony të zbuluar gjatë kontrollit detal të mallrave teknik të ndryshëm, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup 3, nga firma importuese nga Shkupi.
- 54 goma të përdorura për automjet të pasagjerëve, të zbuluar gjatë kontrollit detal të mallrave të ndryshëm të përdorur me prejardhje nga Austria, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Kumanovë, nga firma importuese nga fshati Konjare e poshtme.
Në vendkalimin kufitar Tabanovc- Autostradë
- 2 LCD televizor, TOSHIBA dhe PHILIP CINEOS, të zbuluar gjatë kontrollit detal të dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Zvicrës, të drejtuar nga shtetas të Maqedonisë. Në rastin e parë malli i padeklaruar është fshehur në bagazhin e automjetit, ndërsa në rastin e dytë në karriget e pasme të mbështjellur me batanije dhe jastëk.
- 6 dritare për autobus VOLVO, Pilkington, të zbuluar gjatë kontrollit të autobusit me targa të Danimarkës, të drejtuar nga shtetas të Maqedonisë, ndërsa i deklaruar për procedurë tranziti. Malli i padeklaruar është zbuluar në sandëk prej druri të vendosur tek pasagjerët.
Në vendkalimin kufitar Jazhincë
- 2 makina, 2 thika dhe 92 letër zmerile për punimin dhe lustrimin e granitit, të zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa të Maqedonisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Malli i padeklaruar është fshehur nën kariget e përparme, në sirtarin për dokumente dhe nën kapakun e motorit.
- 1 krevat të veçantë për masazhë dhe 1 elektromotor për dyer garazhe, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë, të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë. Malli i padeklaruar është fshehur në sandëket për paleta të rimorkios të automjetit.
Në vendkalimin kufitar Aeroport – Shkup
- Në hyrje për në vend përkohësisht janë konfiskuar 7 mikrofona profesional me kabllo dhe 2 celularë I-phone 3G dhe HTC TAC PRO 2 , të zbuluar gjatë kontrollit të torbave të shtetasit të Maqedonisë i cili ka arritur me fluturim nga Bidapesti.
Në vendkalimin kufitar Bllacë
- 212 copë veshje dasme, të zbuluar gjatë kontrollit të automjetit me targa të Gjermanisë i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i deklaruar për hyrje në vend. Malli i padeklaruar është fshehur prapa dhe nën karriget e automjetit.
|