|
Më 27.04.2010 nëpunësit doganor nga Reparti për punë operative, gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta kanë ndalur tentim për nxerrjen jolegale nga vëndi të një sasie të madhe të barnave të paketuar për shitje me pakicë.
Në orët e hershme të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Bllacë, në dalje nga RM për kontroll është paraqitur kamion me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas Maqedon, i cili ka qenë i ngarkuar me fruta me prejardhje nga Republika e Greqisë të dedikuar për importues nga Kosova. Nëpunësit doganor nga reparti për punë operative kanë kryer skanimin dhe kontroll detal të automjetit, ku në kabinën, nën krevatin në disa torba udhëtimi janë zbuluar 12.480 tableta të ndryshëm, nga të cilat:
- 5.000 tableta Tegretol karbamazepin ( 100 paketa nga 50 tableta)
- 4.500 tableta Aspirin Protekt 100 ( 150 paketa nga 30 tableta)
- 1.900 tableta Diklofenak Retard ( 95 paketa nga 20 tableta)
- 800 tableta Skopril plus ( 40 paketa nga 20 tableta )
- 280 tableta Enalapril (14 paketa nga 20 tableta),
Malli ka qenë me vlerë të pëgjithshme prej 41.507,00 denarë.
Përreth kësaj, më 25.04.2010 në vendkalimin kufitar Tabanovc autostradë ], nëpunësit doganor përkohësisht kanë konfiskuar 33 paleta ushqim për qen, me peshë prej 7.710 kg, nga të cilat 2430 kg ushqim për qen të llojit ROMEO Premium Hundetr.futter dhe 5280 kg ushqim për qenë RUFUS Vollkostbrocken. Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit doganor të kamionit me targa të Bullgarisë i cili është paraqitur për hyrje në vend i drejtuar nga shtetas Bullgar. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm ( material ndërtimor, pajisje për banjo, profile, koncentrat për lëngje etj) të dedikuar për importues nga Republika e Greqisë.
Në të dyja rastet malli i zbuluar përkohësisht është konfiskuar, ndërsa kundër shoferëve Drejtoria doganore do të ngre procedurë përkatës për vërtetimin e përgjegjësisë së tyre.
|