Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NË JAVËN E KALUAR JANË KONFISKUAR 10.000 EURO, MALLRA TË FALSIFIKUAR DHE MJETE PIROTEKNIKE
 
 
 
Doganierët nga reparti për punë operative, në vendkalimin kufitar Bllacë përkohësisht kanë konfiskuar valuta të huaj të padeklaruar në shumë prej 10.000 euro.
Pikërisht, më 01.05.2010 për hyrje në vend është paraqitur kamion me targa të Bullgarisë, i drejtuar nga shtetas Bullgar, i cili është dërguar në kontroll detal. Gjatë kontrollit të kryer në kabinën dhe kontrollit të shoferit në një çantë dore dhe në xhepat e paltos dhe panatalonave të ngasësit janë zbuluar 20.000 euro. Sipas vendimit për kushtet dhe lartësisë së shumës së valutave të huaja dhe çekëve të cilat mund të futen ose të nxjerrën nga RM, shoferit i është dhënë vërtetim për futjen e valutave të huaja në shumë prej 10.000 euro, ndërsa 10.000 euro të mbetura të cilat janë lëndë e kundërvajtjes devizore përkohësisht janë konfiskuar. Kundër kundërvajtësit, Drejtoria doganore do të ngre procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë së tij.
 
Përveç kësaj, në javën e kaluar gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta në vendkalimet kufitare dhe në filialet e mbrendshme doganore, nëpunësit doganor kanë ndalur shumë tentime për futjen e mallrave të falsifikuar dhe të padeklaruar.
 
Për shkak dyshimit të arsyeshëm se bëhet fjalë për falsifikat të markave të mbrojtuar tregtare përkohësisht janë konfiskuar:
-          1.030 fanella sportive me logo Adidas, të zbuluar gjatë kontrollit detal të 2 kamionave me targa të Turqisë, të drejtuar nga shtetas të Turqisë, të cilët janë paraqitur për procedurë tranziti në vendkalimin kufitar Deve Bair. Automjetet kanë qenë të ngarkuar me mallra me prejardhje nga Dubai të dedikuar për firma importuese nga Kosova.
-          684 prodhime tekstili me logo të markave tregtare Adidas, Diesel, D&G, Chanel, dhe Versace, dhe 330 copë veshje të brendshme për meshkuj me logo Calvin Klein, të zbuluar gjatë konttrollit të dy kamionave me targa të Turqisë, njëra e drejtuar nga shtetas i Turqisë, ndërsa tjetra nga shtetas i Bullgarisë, të cilët janë paraqitur për procedurë tranziti në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Automjetet kanë qenë të ngarkuar me mallra me prejardhje nga Turqia të dedikuar për importues nga Kosova dhe Bosna dhe Hercegovina.
 
Në vendkalimin kufitar Tabanovc – Autostradë,
 
-          15 prodhime prej lëkure ( pallto, çanta për femra, neseser dhe kuleta) të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automjetit transportues- kombi, me targa të Serbisë i drejtuar nga shtetasi i Serbisë i cili është paraqitur për procedurë tranziti. Malli i padeklaruar është fshehur nën kariget, në kabinën e automjetit.
-          43 mjete piroteknike-raketa të llojit Famous dragon të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa të Austrisë të drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë. Malli i padeklaruar është fshehur në torba udhëtimi, nën mjetet personale të shoferit.
-          395 kandela për motor Marshall, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të automobilit të pasagjerëve me targa të Serbisë i drejtuar nga shtetasi i Serbisë.
-          2.950 lloje të ndryshme të vidhosjes, të zbuluar gjatë kontrollit të automobilit të pasagjerëve me targa të Serbisë të drejtuar nga shtetas të Serbisë. Malli i padeklaruar është zbuluar në gjashtë kuti prej kartoni, të fshehur prapa karrigeve të përparme të automjetit, të mbëshjtellur me veshjet personale të shoferit.
 
Në vendkalimin kufitar Aeroport – Shkup
 
- 137 prodhime të ndryshme ( bluza për femra, fustane, këpucë, atlete, xhins, këmisha, cigare, makinë për pastrimin e dhëmbëve, celularë, bateri, ora dore dhe parfume), të zbuluar gjatë kontrollit doganor të bagazhit të shtatsit të Maqedonisë i cili ka aritur me fluturim nga Cyrih.
 
     
 
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-05-04
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 2
Gjithsej vizitore: 34034

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia