Choose Language:  
 
Kerko:
 

 
   
 MIRË SE ERDHËT
 
Të nderuar vizitor,

Ju dëshiroj mirë se ardhje në web faqen e internetit të Drejtorisë së Doganës të RM. Me faqen e internetit tentojmë t’iu paraqesim organizimin,mënyrën dhe punën e Drejtorisë së Doganës. Në këtë drejtim ka rol të rëndësishëm Drejtoria e Doganës. Së pari,sepse dogana është në hapë në globalizimin ekonomik,dhe udhëheqjen me tregtinë ndërkombëtare.
më shumë...

 

 AKTUALE
NDRYSHIMI I KOHËS SË PUNËS NË NJËSINË DOGANORE KAVADARCI
NUMRI I AUTOMJETEVE TË IMPORTUARA NË 2010
SHPALLJE E UDHËZIMEVE PËR ZBATIMIN E PROCEDURËS DOGANORE PËR IMPORT TË AUTOMJETEVE


 


 
Вести
NGRITJA E KALLËZIMEVE PENALE NGA DREJTORIA DOGANORE NË PRILL 2010
 
 
 
Duke vepruar sipas parregullsive të konstatuara, Drejtoria doganore e RM në muajin prill 2010 deri te prokuroritë publike kompetente ka ngritur 15 kallëzime penale kundër 6 personave juridik dhe 15 kundër personave fizik.
 
Kallëzimet penale janë ngritur për shkak dyshimit të arsyeshëm për bërjen e veprave penale: prodhim i paautorizuar dhe lësgimi në qarkullim i drogave, substancave psokotrope dhe prekursorëve, kontrabandë, mashtrim doganor, tregtisë së paligjshme, alkool etilik dhe duhan, gjegjësisht mallra, prodhim i paautorizuar dhe qarkullim me materie të rrezikshme dhe vjedhje.
 
Dy kallëzime penale janë ngritur kundër dy personave fizik, njëri shtetas i huaj tjetri shtetas i Maqedonisë, për bërjen e veprës penale “Prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga të cilët:
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Turqisë, për arsye se në 50 çanta në pronësi të tij janë zbuluar rreth 1.000 gramë heroin. Pikërisht, i akuzuari i cili ka repart për prodhimin e çantave në Stamboll, ka kontraktuar me një person nga Strumica që t’ia sjell 196 çanta në RM për një kompensim për 150 euro. Transportuesi i ka sjell çantat në Strumicë ndërsa i akuzuari më 19.11.2009 i ka marrë ato dhe i ka fshehur nën krevat në dhomën e tij në një shtëpi me qira në Kumanovë. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e të akuzuarit janë zbuluar çantat dhe janë marrë dhe janë dërguar në depo në Tetovë. Më 24.03.2010 nëpunësit doganor në prani të gjykatësit hetues dhe prokurorit publik kanë bërë kontrollimin e çantave ku në pjesën e brendshme janë zbuluar 100 pako të zeza të mbështjellur me ngjitëse me peshë prej 10 gramë ose me peshë të përgjithshme reth 1000 gramë, me materie pluhur të panjohur me ngjyrë kafe dhe me një aromë të pakëndshme. Pas testimit fillestar është konstatuar se materia pluhur i panjohur është drogë narkotike heroin. Droga është dorëzuar te MPB për ekspertizë në Repartin për krim teknik ku është konstatuar se bëhet fjalë për drogë narkotike me peshë prej 963,61 gram.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Maqedonisë, për arsye se gjatë kontrollit personal të kryer më 21.04.2010, nga ana e inspektorëve doganor nga Reparti për hetim, në xhepin e palltos të një personi kanë zbuluar 500 tableta metamfetamin. Pikërisht, më 18.04.2010  akuzuari ju ka paraqitur personit me iniciale N.N, nga i cili ka kërkuar që ti sjellë 500 tableta ekstaza për një shumë prej 135.000 denarë, e cila shumë do të paguhet pasi ti shesë tabletat. Më 21 prill rreth orës 13:30 në banesën me qira i të akuzuarit në lagjen Crniçe ka arritur personi N.N i cili i ka sjellë tabletat e porositura më parë dhe të njëjtët i kanë tek ai. Të njëjtën ditë rreth orës 17:30 ka dalë në rrugën “Tome Arsovski” në lagjen Crniçe që të takohet me personin i cili është dashur të blejë tableta. I akuzuari duke e pritur blerësin, dy inspektorë nga sektori për hetim pas infromatave të marrë më parë iu kanë afruar dhe gjatë kontrollit në xhepin e majtë të palltos janë zbuluar 500 tablet, në formë të rrumbëllakët me ngjyrë kremi dhe me shtypje të logos “Ferari”, nga njëra anë. Tabletat e dyshuara janë dërguar në ekspertizë ku është konstatuar se komponenta aktive në tabletat janë metamfetamin. Drejtoria doganore duke vepruar sipas urdhërave të gjykatësit hetues ka kryer kontroll në shtëpinë e pronarit të banesës dhe në hapësirat në të cilën përkohësisht ka banuar i akuzuari,  janë zbuluar edhe 293 fara të paketuar në kuti plastike, 35 gramë bimë të thata me ngjyrë të gjelbërt dhe një tabletë me shenjë të shtypur të cilët janë dërguar në krim teknikë për ekspertizë.
 
Katër kallëzime penale janë ngritur kundër katër personave fizik, dy shtetas të huaj dhe dy shtetas të Maqedonisë, për bërjen e veprës penale “Konttrabandë” nga të cilat:
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Greqisë, për arsye se më 28.04.2010 në vendkalimin kufitar Tabanovc – Autostradë, si ngasës i kamionit me targa të Bullgarisë i cili është paraqitur për procedurë tranziti, me paraqitjen jo të plotë të dokumenteve për mallin, ka tentuar të fusë ilegalisht 320 marrës (reciever) Numah me vlerë prej 4.526.400,00 denarë.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Maqeonisë, për arsye se më 04.04.2010 në vendkalimin kufitar Deve Bair, si udhëtar në autobus me targa të Turqisë ka tentuar që në mënyrë të paligjshme të fusë 271 gramë stoli ari. Malli i pa deklaruar është fshehur në torbat e udhëtimit , në mes të sendeve personale. Sendet e zbuluara prej ari janë dërguar në ekspertizë tek Artaria “Rubin” – Shkup, nga ku është marrë mendim profesional se stolia është prej 22 dhe 14 karat me peshë prej 259,97 gramë dhe me vlerë prej 443.554,00 denarë.  
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Bulgarisë, për arsye se më 07.04.2010 në vendkalimin kufitar Novo Sellë, si ngasës i kamionit me targa të Bullgarisë i cili është paraqitur për dalje nga vendi si me një automjet të zbrazët ka tentuar të nxjerrë ilegalisht 3.030 kg mish pulë të ngrirë me prejardhje nga Brazili, me vlerë prej 366.630.00 denarë për të cilin nuk ka pasur asnjë çfar dokumenti.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Maqeonisë, për arsye se më 18.04.2010 në vendkalimin kufitar Bllacë, duke drejtuar automjet të pasagjerëve ka tentuar të fusë sasi të madhe të veshjeve për dasmë me vlerë prej 272.500,00 denarë. Malli i padeklaruar është zbuluar në pjesën e pasme nga automjeti, prapa karrigeve dhe në hapësirat e bagazhit.
 
Gjashtë kallëzime penale janë ngritur kundër gjashtë personave juridik dhe gjashtë kundër personave fizik, shtetas të Maqedonisë, për bërjen e veprës penale “Mashtrim doganor”
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Kumanova dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Kumanova, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 3.185.508,00 denarë. Me një deklaratë doganore gjatë vitit 2006 kanë doganuar pajisje për nxemje dhe ftohje të objekteve me prejardhje nga Austria. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Austrisë ku është marrë përgjigje kthyese se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 197.134,69 euro.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Gostivari dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 1.135.229,00. Me një deklaratë doganore gjatë vitit 2007 kanë doganuar autobus me prejardhje nga Gjermania. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së  Gjermanisë ku është marrë përgjigje kthyese se në shënimin kontabël të dërguesit përreth pagesës së faturës e cila është paraqitur te organi doganor, është paguar edhe shumë plotësuese në kesh, me çka vlera reale e mallit arrin 125.000 euro.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 944.066,00. Me tetë deklarata doganore gjatë vitit 2009 kanë doganuar fruta të freskëta dhe perime me prejardhje nga Holanda. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Mbretërisë së Holandës ku është marrë përgjigje kthyese se faturat origjinale dallohen nga faturat e paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 98.633,07 euro, me sqarim se me kërkesë të importuesit janë lëshuar fatura me vlerë më të ulët për dobi ekonomike për të.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Gostivari dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 462.454,00 denarë. Me dymbëdhjetë deklarata doganore gjatë vitit 2008 kanë doganuar bollgur gruri dhe erëra me prejardhje nga Turqia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Turqisë ku është marrë përgjigje kthyese se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 114.340,00 dollarë.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Gostivari dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Gostivari, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 409.599,00 denarë. Me dy deklarata doganore gjatë vitit 2009 kanë doganuar pllaka graniti me prejardhje nga Kroacia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Turqisë ku është marrë përgjigje kthyese se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 27.715,14 euro.
 
-          Një kallëzim penal është ngritur kundër personi juridik nga Shkupi dhe personit përgjegjës shtetas i Maqedonisë nga Shkupi, për arsye se me paraqitjen e faturave të rejshme, të dyshuarit iu kanë shmangur pagesës së doganës dhe të dhënave tjera në shumë prej 307.737,00 denarë. Me  tre deklarata doganore gjatë vitit 2008 kanë doganuar sandëk metalik, tuba bakri, izolim sungjeri, mbajtës, dhe villa me prejardhje nga Greqia. Për shkak dyshimit të arsyeshëm se në faturat e paraqitura nuk është treguar vlera e realt e mallit, Drejtoria doganore të njëjtët i ka dërguar në kontroll tek shërbimi doganor i Republikës së Greqisë ku është marrë përgjigje kthyese se faturat origjinale dallohen nga ato të paraqitura, gjegjësisht vlera e përgjithshme e mallit arrin 58.538,21 euro.
 
Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Rumanisë, për bërjen e veprës penale “tregti të paligjshme të prodhimeve të ndërmjetme, alkool etilik dhe duhanm gjegjësisht mallra”, për arsye se më 20.04.2010 në vendkalimin kufitar Bllacë si ngasës i autobuzsit me targa Romune, ka tentuar ilegalisht të fusë 178 pako (steka) cigare Monte Carlo, Bond street, Manchester, Pall Mall filter dhe Winston blue, pa marka kontrolli me vlerë prej 54.865,00 denarë, me çka ka tentuar ti shmanget pagesës së të dhënave në shumë prej 105.432.00 denarë. Malli i padeklaruar është zbuluar në dy torba udhëtimi dhe 4 kutia prej kartoni të vendosur në bagazhin e autobusit.
 
Një kallëzim penal është ngritur shtetasi të Maqedonisë, për bërjen e veprës penale “prodhim i paautorirzuar dhe qarkullim i materieve të rrezikshme”, për arsye se më 20.04.2010 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, si shofer i automjetit të pasagjerëve me targa të Austrisë ka tentuar në mënyrë të paligjshme të fusë 43 raketa piroteknike me dimensione të ndryshme të llojit Famous dragon. Malli i padeklaruar është fshehur në dy torba udhëtimi në mes të sendeve personale të shoferit.
 
Një kallëzim penal është ngritur kundër shtetasi të Maqedonisë, për bërjen e veprës penale “Vjedhje”, për arsye se më 11.04.2010 ka tentuar nga parkingu i vendkalimit kufitar Dellçevë të merrë vjedhë kamion i cili ka qenë nën mbëkëqyrjen doganore prej 30.12.2009 si lëndë e kundërvajtjes doganore. Pikërisht, nëpunësit doganor duke kryer kontroll në autobus, i akuzuari me ndihmën e çelësave rezervë i cili i ka pasur e ka çelur derën dhe ka tentuar ta nisë. Pas dështimit në të, ka tentuar duke shtyer që ta vendos kamionin në lëvizje, por është vërejtur nga ana e nëpunësve doganor të cilët kanë arritur që ta ndalin të dyshuarin që ta arrin qëllimin e tij.
Mbrapa 

I krijuar nga Admin1 ne 2010-05-06
   

 PARALAJMËRIMI I NGJARJEVE



 Lidhje


Vizitore ne moment: 1
Gjithsej vizitore: 34356

Supported by

   
©2006 Customs Administration of the Republic of Macedonia