 Gjatë javës së kaluar, në zbatimin e kontrolleve të rregullta në vendkalimet kufitare dhe në njësitë e brendshme, doganierët kanë ndalur disa tentime për importin e mallrave të falsifikuar dhe padeklaruar.
Për shkak dyshimit bazë se bëhet fjalë për falsifikat të markave të mbrojtura tragtare përkohësisht janë konfiskuar:
- 1.809 palë atlete sportive, me logo Adidas dhe Fila, të zbuluar gjatë kontrollit detal të kamionit me targa të Turqisë i drejtuar nga shtetas i Turqisë, i cili është paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Deve Bair. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mall me prejardhje nga Dubai të dedikuar për importues nga Kosova.
- 456 palë çorap, me logo Puma, Adidas, dhe Nike, dhe 281 prodhime tekstili të ndryshëm (fanella, tuta të poshtme, maica, pantallona të shkurta, xhinse, bluza dhe veshje të brendshme) me logo të markave të mbrojtuara tregtare Adidas, Guci, D&G, G-Star, Replay, Gand, Okaidi, Louis Vuitton, Calvin Klein dhe Armani, të zbuluar në tre raste të ndryshme gjatë kontrollit doganor të mallit me prejardhje nga Republika e Turqisë dhe Kina, të deklaruar për doganim importues në njësinë doganore Shkup, prej 3 firmave importuese nga Strumica, Tetova dhe Shkupi.
- 420 lecka me logo të markës së mbrojtur tregtare Puma, të zbuluar nga ana e ekipt mobil, gjatë kontrollit të kamionit me targa të Turqisë i drejtuar nga shetas i Turqisë, i cili është deklaruar për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar Bllacë. Kamioni ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshëm me prejardhje nga Republika e Turqisë të dedikuar për importues nga Kosova.
Në pajtim me dispozitat nga Ligji për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, Drejtoria doganore e RM do të fillon procedura për vërtetimin e origjinalitetit të mallit.
Nëpunësit doganor përkohësisht kanë konfiskuar edhe mallin e padeklaruar në vijim:
Në vendkalimin kufitar Tabanovc –Autostradë
- 2.292 litra vaj motorik HAVOLINE janë mbajtur përkohësisht të cilat janë zbuluar gjatë kontrollit doganor të pjesës ngarkuese të kamionit me targa të Greqisë i drejtuar nga shtetasi i Bullgarisë i paraqitur për tranzit përmes RM
Në njësinë doganore Aeroport
- 48 tableta vijagra 100mg, të zbuluar gjatë kontrollit të valixheve në pronësi të shtetasit të Holandës, i cili është ftuar nga shërbimi për humbje të valixheve që ta merr bagazhin.
- 2 komplete targa të Zvicrës, të zbuluar nga ana e shërbimeve të aeroportit, gjatë skanimit të bagazhit personal të dy shtetasve të Maqedonisë të cilët janë paraqitur për dalje nga vendi, ku njëri ka udhëtuar në drejtimin Shkup – Romë, ndërsa tjetri në drejtimin Shkup – Cyrih. Në njërin rast përkohësisht është mbajtur edhe automjeti lëndë r kundërvajtjes doganore.
Ekipet mobile
- 4 të dores, 32 ton ngrehës hidraulik dhe 6 sete vegla dore, të zbuluar gjatë kontrollit doganor të kamionit me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Malli i padeklaruar është fshehur në kabinën e automjetit, dhe nën krevatin.
Në vendkalimin kufitar Deve Bair
- 14 pako (steka) cigare LD, të zbuluar gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve me targa të Bullgarisë i drejtuar nga shtetasi i Bullgarisë i cili është paraqitur për dalje nga RM. Malli i padeklaruar është fshehur në hapësirën tek motori, nën kariget e përparme dhe në dyert e pasme të veturës.
Në njësinë doganore Strumicë
- 138 kuti të përdorura për paketim, të zbuluar gjatë kontrollit të kamionit me targa të Maqedonisë, i paraqitur për doganim importues nga firma importuese nga Strumica.
|